
Më erdhe sërish pranë
si një pëshpëritje gushti
nën tinguj që ngjanin me moshën
serioz, i ndrojtur, i bukur…
E unë sërish pyes veten si dikur,
ç’do kish ndodhur
si do na vente jeta të dyve
sikur edhe një herë të më ishe lutur!!
Por mbrëmja
rrëzohet kaq qetë
kaq butë mbi lule, mbi gjethe
E unë përsëris:
më mirë qe erdhe,
më mirë që s’më gjete…
Bëhej si një yll i bukur
Kur fliste për dashurinë
S’ka rëndësi fundi i lumtur
Le të jetojmë historinë…
Veshtrome ne sy
Vetem nje çike
Eshte dielli yt qe djeg aty
Ke frike…?
Prekme pak ne sup
Vetem nje çike
Eshte dridhja e deshires tende aty
Ke frike…?
Folem zeulte ne vesh
Vetem nje çike
Eshte melodia e zerit tend aty
Ke frike…?
Lerme pak vese ne buze
Vetem nje çike
Eshte nektari i jetes aty
Ke frike…?
Dashurome me zjarr
Shume…jo nje çike
Eshte arsye e ekzistences
Mos ki frike…!!
Nuk di PSE
Gjithnje me merr malli
E kthehem ne nje kujtim femijerie
Dy shoke te mi te vegjel, gabel
Marjana dhe vellai i vet i vogel,
Shtepia e tyre
Qe mua me dukej oaz qetesie,
Ai persheshi i mrekullueshem me kos
Dhe pastaj lojrat e femijeve
Me kukulla e loje “shpiash”,
Kater-pese vjeçar duhet te kemi qene.
Dhe ne fund, prinderit
Shkulja e flokeve dhe e vesheve
Oh, sa tmerr!
Edhe sot
Ende pyes veten
Si eshte e mundur,
Qe as njerezit qe na duan
Nuk na i kuptojne
Lumturite…??
Ka nje vend
per ku udhetojne
ata qe jane kunder rrymes
ata qe dashurojne verber
e shohin drite ne erresire
zogj shtegetare mbi tela
qe presin te nisen
drejt endrres se premtuar
Eshte Pranvera…
Ia tregova te fshehtat nje ylli
i thashe zeulte e sylage: te ndjej!
Pastaj i kerkova driten e syrit
i thashe: dua te shkelqej…!!
M’i kthe
Ditet e mia
Te te kthej;
Gabimet e tija…
Ishin ndryshe poetet
nuk ishin si une jo, nuk ishin!
sepse,
une nuk lind e nuk vdes ne çdo varg
vargjet e mia nuk jane biografia ime
nuk di shume gjuhe te huaja une
nuk i njoh as rimat, as metrin, as metaforat…
Une jam nje zhgarravitese qielli:
e ndjek stinet si zog i karrakatur
e qaj sa here lendoj dike pa dashur
e ngelem te nje gjest i tepruar diku
e flas me veten si te flas me dike te huaj
e kerkoj te ndryshoj diçka nga e kaluara
e gjej nje rrudhe tjeter te vogel mbi buze
e dyshoj e besoj me te njeten force dashurine
e jetoj e vdes ne te njejten kohe çastin tim…
Ambivalente jam ambivalente,
jo nuk jam poete une
Poetet jane ndryshe!!!
Kam ikur
çasteve te humbura kot jam harruar
kane harruar edhe te me kerkojne
te humburit e mbremjeve te embla…
Si nje farez e hidhur kajsie
me shijon nje zog diku ne nje korije
ndoshta nuk gjeti ushqim me te mire
ndoshta shijen e hidhur pelqen…
Sa me shume humbitem neper ere
sa me shume trokas ne xhama te ajert
sa me shume i therras diteve qe shkojne
aq me pak kuptoj ç’eshte kjo gje qe ngel…
Sepse kam ikur
momentet me zemerohen sa here u them
si lulja jam, si pema, si kunadhja bojehiri
nuk jam ajo e veçanta sydrite e qiejve
njelloj si te tjeret qenka me mire…
E humbur, e ndryshme, e purpurt
po vjen dikush te me gjeje…
Perse qan vogelush
perse qan
mos i kafsho buzet e kuqe
te kam xhan…
Shikome sot, jam e gezuar,
me shiko
pra ti qeshi syte e bukur
mos loto
Ja ai xhaxhi
qe po iken atje larg
sot me tha me ze te mekur
te kam xhan
Si i prita ato fjale
s’mund ta kuptosh
po do rritesh ti mor xhan
do me kuptosh…
Me shikon i cuditur
e me s’qan
pastaj pyet syte ndritur:
(me ke xhan…?)
Te ka xhan……?
Midis meje dhe qiellit
rigon cdo dite
nje shi drite e pangjyrte
une dhe qielli
duhemi me dashuri te padukshme
dhe ne heshtje cdo dite
fejohemi
martohemi
e lindim vargje
bebe me sy te kristalte…!
Ma ka marre zemren
Ma shtrengon fort ne duart e tija
E ajo pikon gjak te zi
Nga pabesia…
Ti më kujto,
O arsye e ëmbël e ekzistecës time…
Me një shenjë të vogël,
Që di ta kuptoj
Me një fjale të thjeshtë,
Që di ta lexoj
Me një tingull te vetëm,
Që di ta dëgjoj…
Ti më kujto
O arsye e vetme…
Më kujto!
E pyeta
Më trego të lutem
Ç’është dashuria për ty?
Më tha zëshuar,
Më lejo të ta tregoj
Më lejo të të them:
Gjithçkaja
Është dashuria…
Dhe lutej
Të mos ia largoja sytë
Të rrija edhe pak
Ta lejoja edhe pak
Të ma tregonte…
Me një zë
Që i ngjante valëzimit
Të gjetheve nën erë
Rri me mua, thosh
Bëhu gruaja ime
Vetëm imja
Të mos ketë të tjerë…
Çdo të shtune ti rregullon shtëpinë
E nis hollon byrekun që unë e dua shumë
Më pret te rruga
Dhe unë hyj në shtëpi plot zhurmë.
Dhe ndjehem e lehtë, e lehtë
Në gjirin tënd të ngrohtë
Harroj zhgënjimet, dhembjet
Harroj çdo lot e dëshpërim të kotë.
Këtë të shtunë nënë nuk do të vij
E di qindra mendime të këqia do të vijnë në kokë
Mos u vonua treni, apo autobusi
Mos është vajza sëmurë… mos!
Po ti mos u mërzit kaq shumë
Moj nena ime e mirë
Një ditë si të gjithë vajzat
Do iki nga shtëpia pëgjithnji.
Nga më erdhi ky mendim, se di
Veç një shok më tha ca fjalë
Për dallendyshe që ikin në shtegetim
E kthehen sërish te foleja pastaj.
Ai ta mori këtë të shtunë moj nënë
Këtë të shtunë mbushur erëmirë
Do të vij në tjetrën me shokun tim
Të provojme byrekun tënd të mirë!!