Shkruar nga z.”Avni Skenderaj”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Ka ndodhur:
LUFTA E VIETNAMIT
Në 7 shkurt 1965, presidenti Xhonson urdhëroi Forcat Ajrore Amerikane të bombardonin qytetet e fshatrat e Vietnamit.
Për mbrojtje, pesha kryesore ra mbi Mbrojtjen Kundërajrore Vietnameze e përbër nga artileria kundërajrore, raketat kundërajrore, aviacioni luftarak, trupat radioteknike, artileria e flotës detare.
Aviacioni amerikan i filloi goditjet me grupe të mëdha 40-60 avionë, në lartësi 5000-7000 metra.
Në diten e parë të bombardimeve, amerikanëve iu rrëzuan 12 avionë. Në 30 prill1965 u rrëzua avioni i 100- të.
Në 26 qershor u futen në luftim raketat kunderajrore dhe në këtë datë u rrëzuan 8 avionë Fantom.
Deri në korrik 1965 u rrëzuan 400 avionë.
Për të paksuar humbjet, Forcat Ajrore amerikane intensifikuan zbulimin ajror në lartësi 17 mijë metra me avion U-2.
Gjatë vitit 1965 aviacioni amerikan kreu 26 mijë fluturime dhe hodhi në Vietnam 30 mijë tonë bomba. Në vitin 1966 hodhi 640 mijë ton bomba dhe veprimet luftarake të aviacionit amerikan u rritën 6 herë.
Në prill 1966 u fut në luftim avioni bombardues B-52.
Bilanci i luftes me aviacion ishte fatal. Pilotët e kapur rob deklaronin efiçiencën e mjeteve të Mbrojtjes Kundërajrore vietnameze. Mesatarisht, çdo ditë u rrëzuan 5 avionë.
Gjatë asaj lufte u rrëzuan gjithësej 3250 avionë amerikan.
Në luftën e Vietnamit aviacioni amerikan dështoi.
Pas luftës, në vitet 70-të studjuesit ushtarak theksonin se në të ardhmen e afërt Mbrojtja Kundërajrore duhet të përgatitet për luftë kundër droneve (avionëve pa pilot).
Koha e vërtetoi këtë parashikim!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.