
Mëso të jesh i lirë, biri im!
ha pubblicato qualcosa su
Këshillë që duhet të dëgjohet në të gjithë kohët
Mëso të jesh i lirë, biri im
Mbase
të jesh pak Robinson që ndërton jetën e vret vetminë
Mbase të jesh pak Odise
Që e kërkon me ngulm Itakën.
Mbase të jesh pak Promete
Që dhe në shkëmb nuk e thyen perënditë
Mbase të jesh pak Romeo
që t’ia dish vlerën e vërtetë dashurisë
Mbase dhe si gjyshi
Që kurrë nuk e lë pa zjarr vatrën.
Mësohu të jesh i lirë
Të mos ta prangosin mendimin
Ëndrrën.
Këngën.
Mos lejo
Shkronjën e nënës ta kalbë harresa!
Mëso
Nga babai që kurrë s’e harron bekimin!
E mos lejo
që të ngrejnë te pragu mure dhe lesa!
Mëso të jeësh i lirë, miku im
Po mos harro
se ka njëmijë mënyra pushtimi
Ka njëmijë mënyra robërimi..
Kur zemrën ta pushton lakmia e zemërimi.
Mëso të jesh i lirë, biri im
Të mos jesh vesë që dielli të shkrin!
Të të mos rëndojë
Dheu i varrit që të mban të shtrirë!
.

Senati e kongresi amerikanë datojnë prej vitit 1789 kur ka hyrë në fuqi kushtetuta amerikane sipas modelit të senatit të Romës se lashtë për ta luftuar absolutizmin e presidentit të SHBA-ve.
Rafet Ismaili
Prishtinë,
5 nëntor 2026