Marre nga “Revista Fjala”

PUBLIKOI GJIN MUSA,GAZETAR DHE BOTUESNessuna descrizione della foto disponibile.

**POLITIKANI MALAZEZ VLADISLAV DAJKOVIĆ: U DËNOVA NË SHQIPËRI PËR NJË FOTO NË SHKODËR**Potrebbe essere un'immagine raffigurante redazione e testo
Kryetari i partisë proserbe **“Mali i Zi i Lirë”**, Vladislav Dajković, pretendon se është dënuar nga një gjykatë shqiptare me **tre vite burg**, dënim që sipas tij është reduktuar në një vit, për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes kombëtare.
Çështja lidhet me një fotografi të publikuar rreth gjashtë vite më parë në Shkodër, ku Dajković shfaqej me flamurin trengjyrësh malazez dhe me mbishkrimin **“Përshëndetje nga Shkodra e lashtë serbe”.
Dajković e ka cilësuar procesin të motivuar politikisht dhe pretendon se në publikimin e tij nuk ka fyer apo kërcënuar askënd, por ka shprehur pikëpamjet e tij mbi historinë e Shkodrës.
Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk do të paraqitet vullnetarisht në Shkodër, pasi pretendon se rrezikon të arrestohet sapo të kalojë kufirin. Në deklaratën e tij përdori edhe shprehjen se nga paraburgimi “do të dilte në arkivol”.
Politikani malazez ka akuzuar edhe autoritetet e Malit të Zi për mungesë mbështetjeje gjatë procesit, ndërsa ka paralajmëruar se nuk do të dorëzohet vullnetarisht para autoriteteve shqiptare.
Sipas raportimeve, vendimi është **i shkallës së parë** dhe Dajković pritet të ushtrojë të drejtën e ankimit.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.