Nga “Fitije Picari”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Nje interpretim filozofik i se shkuares, te sotmes e te ardhmes, nga Arberori Pierfranco Bruni dhe nje analize e thelle nga z. Hasan Aliaj.
Respekt!!
Un interpretazione filozofica del passato, del presente e del futuro da parte del Arberore Pierfranco Bruni ed un approfondimento da parte del Sig. Hasan Aliaj!
Cordialità!Nessuna descrizione della foto disponibile.
Dhurimi i librave është shpresë mirëqënje kulturë …!
Shoferi atdhetar Bilbil Çobaj nga Vlora, prej kohësh na ka premtuar se do të bëhej pjesë e këtij misioni kulturor dhe patriotik, duke deklaruar: “Kompania ime është në shërbim të këtij misioni që mbart vlera të larta atdhetarie dhe kulturore. Çdo autor dhe çdo shtëpi botuese është e mirëpritur tek ne.”
Siç shihet edhe në foto, këta libra, së bashku me të tjerë më herët dhe të tjerë që priten në të ardhmen, kanë mbërritur në Romë. Më pas, me ndihmën aq të çmuar dhe plot sakrifica të zonjës kuratore fisnike Fitije Picari, këta libra do të dërgohen në qytetin e bukur Ravenna, ku do të hapet biblioteka me një emër kuptimplotë: “Arvanitas, Arbëreshë, Arnaut dhe Shqiptar”.
Ajo që më bën përshtypje në këtë sipërmarrje nuk është vetëm gatishmëria e çdo krijuesi dhe shtëpie botuese, siç është rasti i z. Bujar Karoshi, por ajo që më ngacmoi edhe më shumë ishte një ide që lindi nga një fakt i veçantë: zhvillimi i një konkursi të titulluar “Kush ka shkrimin më të bukur dhe të kuptueshëm”.
Këtë ide brilante ma dha letra e prof. Luto Lamçaj, e cila gjendej mes librave që mora këto ditë. Si gjithmonë, njerëzit e kulturuar derdhin me zemër përmbajtje të vyera. Për këtë, e falënderoj me mirënjohje profesorin. Dua gjithashtu të theksoj se shënimet dhe shkrimet e ndryshme mbi letër më pëlqejnë jashtëzakonisht pa masë, sepse eshte forma qe te regullon drejtshkrimin, bukurine e shkronjave dhe mendimet dalin me te rjedhshme e te pjekura. Ndersa sot për fat të keq duke perdorur mjetet moderne, kemi harruar të shkruajmë si dikur. Po ta veme re shkrimet shpesh dalin të pakuptueshme, si zhgarravina, dhe kjo ndodh për shkak të aplikacioneve moderne. Megjithëse këto mjete kanë anët e tyre pozitive, por nuk duhet të harrojmë traditat e vjetra – shkrimin me penë ose stilolaps mbi letër të bardhë.
Për të ruajtur këtë traditë të vyer, në të ardhmen, redaksia jonë do të publikojë në numrat e ardhshëm si: skica, fabula, poezi të shkurtra pikërisht ashtu siç na dërgohen – të shkruara me dorë mbi letër.
Filozofia jonë është që të mos harrojmë shkrimin në letër, por jam i bindur se në këtë mënyrë ngacmojmë të rinjtë tanë si në diasporë e çdo trevë që ta aplikojnë këtë formë tradicionale të shkrimit, që për shumë prej nesh është aq e dashur.
Ju flm!
Z. Hasan Aliaj botimi shkrimeve ne gazete ne doreshkrim.origjinal eshte nje nisme me shume vlere!
Gjuha shqipe jo vetem duhet te flitet bukur por dhe te shkruhet bukur!

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.