Të dashur miq sot dua tju drejtohem e ta lexoni me shumë kujdes sepse ja vlen Unë po e vë re çdo ditë e më shumë këtë dukurinë e re në rrjetet sociale, dhe sinqerisht më bën të mendoj thellë: Të gjithë janë bërë shkrimtarë, analistë dhe filozofë të kohëve moderne.
Njerëz që i njeh shumë mirë që deri dje mezi lidhnin dy fjalë apo që në shkollë apo jetën e përditshme mezi dinin të lexonin dy rreshta si duhet, papritur nxjerrin ese me fjalor akademik. E di si ndodh kjo? Falë (Inteligjencës Artificiale)që u ka dhënë një tru’ me qira për të bërë sikur janë dikush që nuk janë kurrë.
Por ajo që të lë pa fjalë dhe të bën të pyesësh veten se ku kemi arritur është vetëmashtrimi. A nuk kanë turp këta njerëz kur e shohin veten në pasqyrë çdo mëngjes kur e dinë shumë mirë se kush janë , çfarë dinë dhe si janë realisht dhe pastaj futen në rrjetet sociale e dalin me një fytyrë tjetër, me një tru tjetër, me një jetë që s’ka lidhje me ta?
Si ka mundësi që njerëzve nuk iu vjen aspak zor ta mashtrojnë veten e tyre të parë miqtë e tyre dhe gjithë botën? Si mund të jetosh çdo ditë duke fshehur atë që je vetëm për hir të një like-i apo të një fasade fallso?
Pyetja ime për ju sot është pikërisht kjo: A ka mbetur më turp dhe origjinalitet te njerëzit, apo jemi kthyer në një shoqëri ku gënjeshtra e bukur vlen më shumë se e vërteta e thjeshtë?
Pres mendimet tuaja në komente Ju përshëndes përzemërsisht Respekte pafund për secilin prej jush nga une Vera Gjonaj
Vedi meno