Me daten 9 nentor 2019 në Detroit erdhi Kryetaria e LSI,Zonja Monika Kryemadhi. E pashe tek lajmet në Shqiperi tek 24 News se Monika Kryemadhi u takua me komunitetin shqiptar në Michigan. Komuniteti shqiptar ne Michigan nuk perbehet nga prifti as nga dervishi por as nga 70 veta qe darkuam me te,por perbehet nga 130 deri 150 mije shqiptar ketu ne Michigan.
Duke falenderuar 90% te demokrateve qe ishim ne ate sale dhe qe pritem kete force politike te majte,ne ketu duhet te jemi kombetar dhe jo partiake dhe duhet tja veme ne dukje mangesite cilit do politikan qe vjen ne komunitet, qe tash tridhjet vite kane drejtuar Shqiperine (çorjetuar Shqiperine). LSI eshte nje parti e majte qe nuk bahet kurre e djathte,veç shkon here majtas here djathtas per te interesat e veta politike dhe per te mbrojtur pasurite qe ja kane grabitun Shqiperise gjate gjithe ketyre viteve sikure edhe disa politkan te tjere qe e kane plaçkitur Shqiperine e qe e kane çuar Shqiperine ne kete situate qe eshte sot.
Edhe dy -tre veta qe i bane pyetje ,ajo (Kryemadhi) zgjati nga nje gjysem ore per te kthyer pergjigjet e pyetjeve duke fole vetem per Edi Ramen ku nepermes bisedave te saj perçmoj figura te medhaja politike te PD te cilat kane kontribute te medhaja per Shqiperine dhe politiken shqiptare si Zonja e Hekurt Jozefina Topalli. Ndersa per Zonjen Majlinda Bregu ajo veçse e akuzoj i permendi edhe dashnoret e saj dhe duke perçmuar edhe shume figura te tjera te PD-se.
Asaj i intereson qe te perçaj sa me shume PD-ne per te perfituar partia e saj dhe per te dale sa me shume e forte per te rigrabitun pushtet te pamerituar.
Asaj nuk i ju kujtua dhe nuk e permendi se ishte 4 vite ne pushtet me PD-ne dhe 4 vite me PS-ne ku e voli Shqiperine dhe sot del e thote se jam per Shqiperine.
Në zonen e Dukagjinit nuk kemi pase kurre gomare edhe nga terreni i tille por kush ka qene i zoti ka ble mushke ose kale dhe kure i kemi vu ngarkesat majtas edhe djathtas per te çua pak me shume ne shtepi I kemi vu nje ngarkese ne mes te dy ngarkesave deri ne shtepi e cila ajo ja ka thye kurrizin kalit apo mushkut.
LSI eshte ngarkesa e trete qe ja ka thye kurrizin Shqiperise deri mas mirit.
Une prita nga intelektualet dhe demokratet qe ishim ne salle qe do ti bajne pyetje dhe do ti vene ne dukje mangesite dhe çorjentimin qe e kane ba shqiperise dhe shqiptarve dhe do tu delnin per zot demokrateve qe ajo i perçmoji te cilet kane dhene kontribute per Shqiperine
E kunderta ndodhi vetem “mireserdhe me krahe hapur”. I vetmi isha une qe u mundova ti tregoja se ne nuk jemi ata qe pajtohemi me gabimet tuaj dhe nje gazetare qe ja perplasi ne fetyre Monikes.
Siç e kemi zakon ne shqiptaret per ti mbajtur anen atij qe e kemi ne kurrize disa prej te pranishmeve filluan te replikojne me mua per t’ju servilosur Kryemadhit.
Une duke mbajtur nje qendrim vetem per çeshtjen shqiptare pa e ofenduar si personalitet.Une nuk jam politikan por jam bisnesmen te cilin e kam rrealizuar dhe mbydhur me shume krenari dhe humanizem ne shtetin Michigan.Dhe jam i hapun dhe i pafrikshem para se drejtes
Fjalet e mija per Kryemadhin ishin keto,perveç si mik mund t’ju dhome “miresekeniardhe” se si politikane nuk keni ba per Shqiperine as per ne ketu ne megrim as per shqiptaret ne atdhe per tu prite e me u thane “mireseerdhet”.
Ju jeni parti qe kaluat majtas dhe djathtas jo per hire te Shqiperise por uzurpuat te gjitha drejtorite e hipotekat dhe ja nxute frymen atij popullit.
Tash 30 vjet mbetet duke akuzuar njeri tjetrin,vodhi ky vodhi ai dhe asnje politikan hajdut nuk eshte ne burg.
Nje pyetje i bana ne takim :- A jeni per maxhorance apo per tju mbeshteun here njeres parti e here tjteres ku tju dalin interesi.
E mira juaj eshte qe kure te kthehesh nga Amerika ne Shqiperi,te keshilloj te ngresh Flamurin e Bardhe perpjete dhe te gjithe politikanet qe kane drejtuar tash 30 vjet dhe te vine nje fryme e re ne drejtim te atij vendi per ta kthyer dinjitetin dhe shpresen Shqiperise.
T’ua marrin pasurine atyre grabitqarve qe grabiten tash 30 vjet Atdheun duke filluar nga Komunat e deri ne Parlament
Ne kete takim nuk kishte asnje media per te ndjekur ecurine por per fat te mire perdorem celularet.
Pyetjet,debatin dhe sygjerimet qe une ja bana me shume dashamiresi Kryemadhit, mos ti marrin kush per ters,nga ndonjeri qe pret prej saj.
Une nuk pres sot perfitim ekonomik nga politika shqiptare por kam shpirtin e revoltes per padrejtesite dhe servilizmat.
Kujt i duket vetja i madh ai mbetet gjithmone i vogel.
Zoti e bekofte Shqiperine mbasi nuk ka vend me te mire ne bote.
Zoti i ndeshkofte ata qe e çuan Shqiperine ne kete kaos qe eshte sot.
Shqiperia bahet me drejtues te ndershem dhe te pakorruptaur duke vene para pergjegjesise mashtruesit e ketyre 30 viteve dhe grabitqaret
Ndue Ftoni
Michigan 14 nentor 2019