
ANDERSENI DHE E VËRTETA QË NUK MUND TË MBULOHET
„Rrobat e reja të mbretit“, përralla e famshme e Hans Christian Andersenit, nuk është vetëm një rrëfim për fëmijë. Është një pasqyrë e shoqërisë, e pushtetit dhe e njerëzve që, nga frika apo interesi, zgjedhin të heshtin përballë së vërtetës.
Mbreti mendonte se ishte i veshur me rroba madhështore, oborrtarët e lavdëronin, ndërsa populli shtirej sikur shihte atë që nuk ekzistonte. Derisa një fëmijë pati guximin të thoshte atë që të gjithë e shihnin, por askush nuk guxonte ta pranonte.
Edhe sot, përballë zhvillimeve në Shqipëri, kjo përrallë na nxit të mendojmë:
A kemi guximin të shohim realitetin pa syzet e interesit partiak? A dimë të dallojmë të vërtetën nga propaganda dhe përgjegjësinë nga duartrokitjet?
Protesta është një e drejtë qytetare, ndërsa e vërteta duhet të jetë më e rëndësishme se çdo interes politik.
Sepse pushtetet ndryshojnë, partitë vijnë e shkojnë, por dinjiteti, e vërteta dhe ndërgjegjja qytetare duhet të mbeten.
Ndoshta sot shoqërisë nuk i mungojnë njerëzit që shohin, por ata që guxojnë të flasin!
Hans Christian Andersen – „Rrobat e reja të

mbretit“.
Poeti i ndjerë Latif Berisha na la pas shkrime dhe poezi me vlera të veçanta. „Tri gota” është një dëshmi e ndjeshmërisë dhe urtësisë së tij poetike. Një poezi e shkurtër, por me mesazh të madh jetësor, aktuale në çdo kohë.
Vargjet e mira nuk vdesin bashkë me autorin; ato vazhdojnë të jetojnë në kujtesën e lexuesve.
Respekt për kujtimin dhe veprën e tij!
N’livadh të jetës tri gota i gjeta
Dy janë të mbushura, asht bosh e treta…
Të parën e mora, në buzë e afrova,
Ish’ idhtë si pelimi mejherë e largova…
Të dytën e mora, me gjuhë pak e preka,
Prej s’ambli më dogj, mejherë e hjeka…
I zbraza të dyjat në të tretën gotë,
U ba idhtë e ambël, si asht vet’ kjo botë…
Vedi meno