
Kur mendja gabon, zemra paguan,
me net pa gjumë e lot që nuk tregohen,
ikën nga ajo që shpirti dëshiron,
dhe vetëm larg kupton çfarë humb.
Mendove se largimi ishte zgjidhja,
se koha do ta shuante çdo kujtim,
por sa më larg që shkove prej meje,
aq më shumë të mori malli për dashurinë.
Dikur kishe një zemër që të priste,
një shpirt që të donte pa kushte,
por ti dëgjove mendjen dhe u largove,
pa ditur se po lije pas lumturinë.
Tani ndoshta më kërkon në heshtje,
në çdo fytyrë kërkon pak nga unë,
por disa dashuri nuk kthehen më,
edhe kur malli bëhet sa një botë.
Dhe nëse një ditë zemra të dhemb,
mos ia vër fajin kohës që kaloi,
sepse jo çdo gjë që mendja largon,
zemra arrin ta harrojë.
Se ndonjëherë mendja mendon se fiton duke ikur,
por zemra e kupton shumë vonë
se ka humbur njeriun që e deshi më shumë.