
UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR I KULTURËS, ARTEVE DHE SHKENCAVE
I.U.C.A.S.
Motoja: Kultura na bashkon – Dija na fuqizon – Paqja na udhëheq.
CERTIFIKATË PËR POETIN E SHKËLQYER
Në shenjë mirënjohjeje për talentin të jashtëzakonshëm, shpirtin krijues dhe kontributin e çmuar në letërsi, kulturë dhe arte, kemi nderin t’jua paraqesim këtë certifikatë:
Age Bilani Luka
Fjalët tuaja janë një urë që bashkon zemrat, një dritë në shpirt dhe një zë për një botë më të bukur.
Nëpërmjet poezisë suaj, ju frymëzoni, zgjoni shpresën dhe na kujtoni fuqinë që ka arti për të ndërtuar paqen.
Urojmë që pena juaj të vazhdojë të sjellë bukuri, urtësi dhe njerëzi në çdo cep të botës.
Me vlerësim të thellë dhe urimet më të mira për arritje edhe më të shkëlqyera dhe suksese të mëtejshme krijuese.
Drejtoresha e Përgjithshme: Ambasadore Marcela Mendes Zabala – Brazil.
Themeluesi dhe Presidenti: Dr. Bassam Bishara Zablah – Palestinë, Betlehem.
Mirënjohje të thellë për fjalët tuaja kaq të çmuara miku im shuuumëë i çmuar Zekerija Idrizi !
Kjo diplomë dhe kjo mirënjohje, ardhur nga ju, kanë për mua një vlerë të veçantë. Është nder dhe përgjegjësi të jem pjesë e “Panteonit të Letërsisë” dhe të jap kontributin tim me dashuri e përkushtim për letërsinë dhe krijuesit tanë.
Ju falënderoj nga zemra për besimin, vlerësimin dhe konsideratën tuaj. Respekt i veçantë për ju si shkrimtar, redaktor, teolog dhe mendimtar, dhe për kontributin tuaj të çmuar në letërsinë shqipe e botërorë. Mirënjohja juaj do të mbetet për mua një vlerësim që e mbaj me shumë krenari e përulësi.
Zoti ju bekoftë