12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

A U MERR MALLI PËR SHQIPËRINË ???

SHKRUAR NGA MERI MEZINI

A U MERR MALLI PËR SHQIPËRINË ???

Më ka marrë malli për SHQIPËRINË.
po ju shqiptare larguar prej saj,
a u merr malli për vëndin tuaj?
ku u lindi nëna ku keni qarë.

Më ka marrë malli për vëndlindjen
po ju vëllezër a ju ka marrë?
çatit rrëzuar gardhet janë prishur
varret e prindëve mbuluar me barë.

Më ka marrë malli të shkojmë në dasma
të kërcej “Pogonishte”
“Labçes” t’ja marrë
mua më merr dhe qaj në heshtje
po ju o vëllezër a ju ka marrë.?

Dua të ndez oxhakun e druve
saçin nëna ta hedhi në zjarrë
më merr malli për lakrorin e pjekur
të pijë me etje ibrikun me dhallë..

Sa malle do treten larguar mërgimit
sa sy netve për fëmijet do qajnë
rrudhat fëmijet s’ua mbajnë më prindërve
malli gjithmon do djegi shpirtrat tanë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.