RRUGËS TËNDE
Nuk mjafton o Zot o Krisht
Vetëm me deshtë
Por duhet me të ndëgju
Në rrugën tëndë më u orjentu.
Në rrugës tënde
Ata që duan të shkojnë
Shpirtë dhe zemër
I pastrojnë!
Të gjithë ata rrugën tëndë
Që e njohin
Vetëm të mira
Në jetën e tyre shohin!
Falna Zot shpirtë, mendje dhe zemër
Që të ndjejmë në afërsi
Dashurin tëndë ta ndjejmë thellë në brendësi!
Dashurin tëndë
Kur ta shijojmë
Të gjithë së bashku më njëri-tjetrin
Paqën duam ta ndërtojmë!
Kur ta ndërtojmë të gjithë paqën
Në shpirtërat tanë ndjejmë pastërti
Në sy tonë të gjithë e shohim
Se Krishti është vetëm dashuri!
(Z.S)
“””””””
VJEHRRA DHE NUSJA
Vjehrra bëhët nënë
Edhe nusja bijë
Njëra-tjetrës
Kur t’i japin rëndësi!
Njëra-tjetrën
Kur e respektojnë
Nuse e vjehërr
Mirë kalojnë.
Kur nga ato
Ka gabime
Më njëra-tjetrën
Kur bëjnë lëshime.
Kur ato më sy
Të pastër shohin
Zemrat së bashku
Ato i ngrohin!
Më zemër nuse e vjehërr
Kur ato buzëqeshin
Dhe hallet së bashku kur i qajnë
E habisin gjithë dynjanë!
Të gjithë atyre
Ua marrin lakmi
Nuse e vjehërr
Si Amë e bijë!
(Z.S)
“”””””””””””””
RRUGA E VËRTETË
Kam mësuar
Diçka të bukur në jetë
Kurrë mos ta marr
Rrugën më të lehtë.
Edhe atëherë
Kur e kam të vështirë
Ta gjej
Rrugën më të mirë.
Një gjë kam mësuar
Në jetë
Ta gjej
Rrugën e vërtetë.
Rruga e vërtetë
Nuk më frikëson
Edhe atëherë
Kur të tjerët i pëngon.
Nëse më duhet
Të ndaloj, ndaloj
Nëse më duhet
Të rrezikoj, rrezikoj.
Një gjë e kam
Të qartë përherë
Gjithnjë ta gjej
Rrugën që ka vlerë.
(Z.S)