Shtrine dorën motër dhe vëlla
Dua dorën të ua shtrëngoj
Zgjomëni nga gjumi
Dua nga gjumi të ju zgjoj!
Dua të gjithëve të ju përqafoj
Dua brengat të ua lehtësoj
Dua bindjen të ua forcoj
Sepse jemi një lloj.
Motra dhe vëllezër
Jemi në përgjithësi
A besojmë në Kishë
Apo në Xhami
Ungjillin sëbashku
E kemi unë dhe ti.
Ju falmani Kryqin
Unë ua fali shaminë
Por kur bëjmë lutje
Të gjithë sëbashku
E bësojmë Përendinë!
Në zemrat tona
Pa e pranuar
Kishen dhe Xhaminë
Nuk do ta kemi paqen
As nuk do ta kemi lumturinë.
Sepse Krishti as Muhameti
Ne nuk na ndajnë
Por djalli futet në mes nesh
Njerëzimin e përqajnë!
Pa e pranuar njëri-tjetrin
Si Musliman dhe të Krishterë
Paqja në këtë botë
Nuk do të zotëroj as një herë.
Krishti dhe Muhameti
Të gjithëve na ftojnë
Ta largojmë urrejtjen
Paqën ta ndërtojmë.
Sepse pa e ndërtuar paqen
Nuk ka vlerë njerëzimi
Të gjithë do të shkojmë
Drejtë një shkatërrimi.
Ne si vëllezër dhe motra
Si Musliman apo si të Krishterë
Nesë nuk do të duhemi
Do të humbasim në një humner!
Andaj paqen
Sëbashku
Vëllezër dhe ju motra
Duhet ta kërkojmë
Krishtin dhe Muhametin
Në zemër t’i ftojmë!
Atëherë kur njerëzimi
Do ta duam
Si Kishën dhe Xhaminë
Do ta shohim vetë
Se e adhurojmë Përendinë!