13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

A.Z. Berisha

Mund të jetë një imazh i 1 person
KOSOVA
Kosova u çlirua?
Mitrovica u përgjysmua
Brëzovicën na kan marrë
Kishën e Deçanit më shumë hëktarë!
Në zemër të Pejës
E murën Manastirin
Ata e zgjodhën
Si vend më të mirin!
E murën Qakorrin
Hiq pa e diktu
Turp i qoftë Ramushit
Se e ka pranu!
Ata i murën
Qytetet kryësorë
E murën Mitrovicën
Kosovën e bën rrëthore.
E murën Graqanicën
Në mësin e Prishtinës
Aty ngulën rrënjë
Të biët e shkinës.
Na murën Ujmanin
Dhe gjithqka patën dëshirë
Dhe prapë sot themi
Se jemi të lirë!
Na mashtruan të hollat
Asgjë ne nuk ditëm
Politikanët për karrjera
Kosovën sot e shitën.
Ka më i mallkuar Zoti
Dhe toka më i nem
Se hëronjët tanë
Liftuan për këtë vend.
Nuk duhet të lozim
Më gjakun e dëshmorëve
As më fukaranë
Sepse haku i tyre,ata ka m’i zënë!
Politikanët tanë
E kan çuditur botën
Populli të jenë më të zgjuar
Kujt të ja japin votën!
Nuk mund të themi
Se jemi çliruar
Përderisa Kosovën
Na kanë përgjysmuar.
Nuk mund të themi
Se jemi diëtarë,as politiqarë
Sepse Kosovën
Vet e kemi ndarë!
Serbët po done
Të na marrin detin
Ata të pasurohën
Ne të na shtjerrin bugjetin!
Gradualisht po done
Serbët të blejnë atje toka
Ne pas 100 vitësh
Të na qesh e gjithë bota!
Ata që nuk dinë
Popullin ta udhëzojnë
Më mirë të heqin dorë
Vet ta pranojnë.
Ne bëhëmi qorra
Nuk duam të shohim,as të dimë
Nuk bashkohëmi
As nuk kërkojmë ndihmë!
Inati për karrjera
Don ta fundosin Shqipërinë
Të mjerët ne
Se ku do të arrimë!
(Z.S)
“””””””””””””

BUKË E KRYPË
Thuaj mikut mirë së ke ardhë!
Mirë së të pruni i madhi Zot!
Bukë e krypë do ta kthejmë sofrën
Më buzëqeshje dhe zemër plot!
Kur ta pret dashin për mikun
Mos të duket se ke bo nderë
Se miku i mirë kur ta shkel pragun
Shtëpisë tëndë i jep shum vlerë!
Kur ta ulë mikun në sofër
Mos të dukët vetja mbret
Lërë mikun të hajë lirshëm
Si më kan në shtëpi t’vet.
Kur ta qon mikun të Oda
Ulë në ballë të oxhakut
Mos u lavdëro para tij
Zgjedhi fjalët si të plakut!
Miku i mirë të ka ardhë
Ai prapë ikë dhe shkon
Nuk ta kqyr bukën në sofër
Po më çfar fjalë e ndëron.
Kur ta përcjellë të pragu i shtëpisë
Thuaj mikut më ke bërë ndërë
Mos më harro hajde ma shpesh
Të miku ytë trokit në derë!
(Z.S)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.