Sot dita e parë
Dheu trupin na mbuloj
Na bëni hallall motër e vëlla
Se nuk mundëm të ju përqafojmë
Sot për ditë të flamurit
Më ju festat ti festojmë.
E dimë, e dimë
Sa e rëndë ju duket jeta
Sa të pikëlluar jeni sot
Edhe pse shumë të pikëlluar
Për ne mos derdhni lotë.
Kështu fatin e patëm
Më ju sot mos më festu
Amanet vëllëzër ua lë ju
Cep em cep trojet shqiptare
Sa ma shpejt m’i bashku!
Ju o populli im
E kemi vetëm një dëshirë:
Edhe pse nuk jemi më ju
Duam gjithnjë të ju shohim mirë!
Urime! Urime 28 Nëntori!
Motra dhe vëllezër shqipëtar
U ruajt Zoti dhe jau priftë
Mirë dhe mbarë!
(Z.S)
“””””””””””””
Dijani vlerën
viteve të rinisë
Dhe shëndetit të mirë
Kur do të plaki
Do ta keni të vështirë.
Kënaquni, kënaquni
Ju oj rini
Mos pritni ditë më të mira
Në plëqëri!
Sepse plëqëria
Ka do vese të këqija
Kini dëshirë prapë
Të ktheheni ka rinija!
Por më kohë
Ju do ta kuptoni
Nëse në rini
Jetën se shijoni.
Do tu vijë keq
Dhe do të pëndohi
Më e këqija është
Kür nuk keni ku të ankohi.
Do ta mbyllni gojën
Larg mendja do t’ju shkon
Do e shihni vet
Se askush nuk ju kupton.
Andaj kënaquni
Ju oj rini
Dijani vlerën
Sa jeni të ri!
Dijani vlerën
Jetën shijoni
Sepse kur të plaki
Mirë do ta kuptoni!