Shqiptar-mendjen në kokë- mos e harroni KURRË këtë mbishkrim ! Ovde je serbia-Këtu është serbi.
“Deco pamet u glavi jer oni koji su klali vaśe oĉeve i dedove, klaĉe i vama”
“Fëmijë mendët në kokë- ngase ata që kanë therur baballarët dhe gjyshërit tuaj do ju therin edhe juve”
Kaqanolli – fshat kodrinor-malor në veripërëndim të Mitrovicës, gjatë luftës,sikurse edhe shumë pjesë tjera të Kosovës, kishtë pësuar shumë humbje njerëzore, me dhjetra dëshmor sidhe dëme të mëdha materiale ku ishin djegur shumë shtëpi dhe plaqkitur e gjithë pasuria e mbetur e fshatarëve
Ushtria serbe pas sulmeve të fuqishme me tanke dhe aeroplan, në Prill 1999 kishte arritur të depërtoj në fshat ku i kishte vendosur bazat e saja ushtrake pikërishtë në shtëpitë tona, në të cilat deri në fillim të majit kishte pasur qindra të strehuar lufte kryesishtë nga treva e Llapit.

Ushtria sërbe pas tërheqjës, në shkollën Rifat Shala të Kaqanollit kishin lënë këtë mbishkrim: Ovde je serbia-Këtu është serbi
• “Deco pamet u glavi jer oni koji su klali vaśe oĉeve i dedove, klaĉe i vama”
• “Fëmijë mendët në kokë- ngase ata që kanë therur baballarët dhe gjyshërit tuaj do ju therin edhe juve”
Dhe jemi popull interesant ne shqiptarët:
Edhe pas gjithë tmerreve të vazhdueshme -deri në gjenocid të ushtruar ndaj popullit tonë, prap se prap s’ka fuqi që na ndan nga prapanica e anmiqëve.
Në Kaqanoll dhe në shumicën e fshatrave të shalës së Bajgorës rreth 40 sish, nuk ka patur ndonjëherë që nga kur dihët, banorë të tjerë veq shqiptar autokton, sikundër që nuk ka patur as mbishkrime në gjuhë tjera të rrugëve etj. Me këto veprime, jemi ne vetë që po e përligjim mitin serb për Kosovën serbe të cilën ajo e mban vazhdimishtë edhe tani në kushtetutë si pjesë të vetën.
Dhe pas luftës, nuk ka vend ku të jetë shkruar emri i ndonjë rruge apo diҫ tjetër që t’mos jetë edhe mbishkrimi në gjuhën serbe pa edhe një banorë të vetëm !!!
Këta emra rrugësh që s’kanë ekzistuar kurrë më parë- ngase edhe s’ka patur nevojë sepse të gjitha fshatrat vetëm nga një rrugë kryesore e kanë dhe e dijnë të gjithë, s’kanë pasur nevojë as tani të shkruhën, por mesiguri janë shkruar enkas për ta shkruar edhe në serbishtë edhe pse s’ka fare banorë serbë në to.
Kanë domethënje të madhe për kush merr vesh këto emërtime pa banorë fare e që lidhet me “Deco pamet u glavi”!

Shumica nga politika gjithshqiptare, nuk e dijnë ku është Kaqanolli, Orzhana etj..
Nuk e dijnë se këto fshatra që janë fshatrat e fundit të Mitrovicës afër kufinit me serbinë(tani të mbetura shkretë), s’bashku me fshatrat tjera simotra nga Llapi- Zhitia, Sylevica, Murgulla, Uglari, Reҫica, Kokorovica, Bollosica, Marinca, Pollata, Breca, Mavriqi etj., vazhdimishtë gjatë historisë, ishin kala e pamposhtur për pushtuesin serb.
Dhe mund të thuhët pa u friguar se gabohët, që vlera e banorëve të këtyre fshatrave, në fushën e mbrojtjës së atdheut e që është kryesorja, ishte shumëfishë më e madhe se vlera e shumicës së banorëve të shumë qyteteve të mbarë shqiptarisë që bëjnë jetë parazitore dhe as që kanë dëgjuar ngase s’iu ka interesuar ky mbishkrim i vendosur ( JO PAQËLLIM të fundit), nga ushtria serbe, të cilës ushtri, mu politika VAZALE gjithëshqiptare, sikurse veprimi makabër me projektin serb të MINISHENGENIT apo furnizimin me gazin RUS e përplot projekte kundërshqiptare, po i krijonë mundësinë ideale të rikthimit mbi mbarë shqiptarinë !
Prandaj:
“Deco pamet u glavi jer oni koji su klali vaśe oĉeve i dedove, klaĉe i vama”