18.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Abdullah Begolli

• Energjia – e vërteta e gazit rus dhe e burimeve energjetike shqiptare !
Inxh. Abdullah Begolli
Inxh. Xhafer Murseli
Sa më tepër që kalon koha, aq më shumë mer përmasa lufta për energji si rezultat i shterimit të burimeve konvencionale të energjisë sikurse janë qymyri, nafta, gazi dhe urani.
Treguesit e freskët në vazhdim mbi ecurinë e rritjë së qmimeve të qymyrit, gazit, naftës etj., e kanë alarmuar politikën kryesore botërore saqë nuk dijnë se cila do të jetë zgjidhja.
Vetëm politika shqiptare flenë me gjumin e ariut edhepse gjeografija jonë kombtare flenë mbi rezerva dhe resurse gjigande burimesh energjetike dhe pasuri tjera natyrore, ndërsa kombi ynë, vuan për energji, vuan për punë dhe bukë, andaj ka “zgjedhur” rrugën më dëshpruese-largimin nga atdheu-ASIMILIMIN !
Tashmë mbi gjysma e kombit nuk munden kurrsesi t’i ikun kësaj fatkeqësie!
Sikurse shihet nga treguesit e qmimeve aktuale të qymyrit dhe gazit natyrorë, del e vërteta pse kaq shumë interesim i dikujt për furnizimin e shqiptarëve me gaz rus.
• Ҫka tregojnë këto ҫmime ?
1.Qymyri
Sipas qmimit aktual të qymyrit në tregun ndërkombtar del e vërteta se vlera e rezervave të qymyrit të Kosovës(resurse me siguri ka shumë më tepër), është rreth 2800(Dymijë e tetëqind) Miliardë (€), që dotë thotë rreth 1,4 Milion(€)/banor.
Kjo është vlera e qymyrit sipas peshës ngase vlera energjetike e tij është disa herë më e lartë kur kihët parasysh fakti që vlera energjetike pë një ton qymyr shkon deri në mbi 8MWh, varësishtë nga qualiteti.
2. Gazi
Sipas këtij qmimi, po të furnizohët kosova me gaz rus, p.sh për një TC prej 1000MWh, sipas qmimit aktual, do ti duhej të paguaj për gazin:
• 65000(€)/ orë
• 1.6 Milio(€) për ditë
• Rreth 600 Milin (€) për vit
• Rreth 20 Miliard(€) për 30 vite
Kjo pa e llogaritur ҫmimin e investimit për tubacionin e gazit që sigurishtë do të kushtonte qindra mil.(€).
Për rrjedhojë, marrja eventuale e gazit, do ta shumëfishonte ҫmimin e energjisë elektrike që do ta paguajn vetë banorët në krahasim me një TC me fuqi të njëjtë me qymyr, e që e kemi fal në tokën tonë.
Shtonja këtij qmimi rritjen mbi 200% dhe llogaritni sa duhet të paguajmë !
Dhe jo vetëm kaq !
• Cili është qëllimi i fundit i tentimit të furnizimit të shqiptarëve me gaz rus ?
Janë Qymyri i Kosovës, gazi dhe nafta e Shqipërisë !
Pse këto ?
1.Sepse duke ju ofruar shqiptarëve burime të hueja energjetike, donë ti bëjnë të varur për jetë të jetëve, duke i futur në kredi për ta paguar gazin rus gjithëherë më të shtrenjët
2. Duke ju thënë se qymyri nuk bënë të digjet sepse liron shumë CO2, do të del dikush që do të bëhet pronar edhe i qymyrit të Kosvës sikurse u bë i naftës, gazit dhe i burimeve minerale në shqiipëri, dhe ne shqiptarët do të sillemi rugëve të botës, do asimilohemi duke kërkuar jetë më të mirë !
Ai që do bëhet pronar i qymyrit të Kosovës, do të ndërtojë TC në tokën tonë, me qymyrin tonë, me “argatë” shqiptar, do shes rrymë ku të dojë, do na furnizon edhe neve me qmime të shtrenjta, do na e ndot atmosferën dhe kush s’do ja përmend.
Nuk i dijmë cilat ishin rezervat dhe resurset e gazit natyror apo naftës që veq ishin në shfrytëzim në shtetin amë Shqipëri.
Politika atje, kurrënjëherë nuk tregoi se ҫu bë me naftën dhe gazin që të paktën i plotësonin dhe tejkalonin nevojat vendore.
Dhe politika, në vend se të mirret me zhvillimin dhe përparimin e vendit, është marur dhe po mirret pandalur me zbatimin e projekteve strategjike të hueja sikurse ballkani i hapur, duke gënjyer popullin se është në të mirën tonë, sikurse thonin për ndryshimet kushtetuese që i hoqën autonominë Kosovës në vitet e 90-ta.
• Cila është zgjidhja?!
Mos heshtja e intelegjencës, duke filluar nga akademitë e shkencave, universiteteve, shkollave, rinisë studentore etj, dhe ngritja e nivelit të vetëdijës popullore që t’mos pranojnë dushk për gogla nga politika e cila hanë bukën e popullit dhe punon për interesa të hueja.
Andaj mos u MASHTRONI i nderuar popull por analizoni me kokën tuaj ngase janë në interesin e gjeneratave në vazhdim pasuritë natyrore të vendit tonë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.