26.5 C
Tiranë
E mërkurë, 20 Gusht 2025

Abdullah Begolli

A po shuhën përvjetorët e lavdisë kombtare 28 Nëntori i vitit 1912 dhe 29 Nëntori i vitit 1944?!
28 Nëntori i vitit 1912 dhe 29 Nëntori i vitit 1944 padyshim janë datat më të rëndësishme në gjithë ekzistencën tonë historike
E para 28 Nëntori -1912 është datë e shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur e që s’ishte më parë
E dyta 29 Nëntori-1944 dita e ҫlirimit nga fashizmi
Pa 29 Nëntorin e vitit 1944, shpallja e pavarsisë së Shqipërisë me 1912 do të përfundonte sikurse përfundoj kushtetuta e Kaqanikut dhe shpallja e Kosovës shtet me 7 shtator 1990, shtet të cilin delegatët që e shpallën e morën me vete rrugëve të europës dhe botës.
Mbi këtë bazë, 29 Nëntori i vitit 1944 është dhe mbetet për jetë të jetëve data më historike për mbarë kombin shqiptar për shumë arsye:
• Shqipëria me luftën partizane dhe 28000 dëshmore dhe dëshmor u ҫlirua vetë
• Shqipëria ishte e rreshtuar për mrekulli në boshtin kundër fashizmit i prirë nga SHBA. Rusia dhe shumica e vendeve të globit
• Me fitorën mbi fashizmin, pushteti i dalur nga gjiri i popullit vendosi bazat e shtetit shqiptar dhe për herë të parë në histori deri në vitin 1990 shqiptarët ishin dalzotësit e vetëm të tokës, ujit dhe qiellit shqiptar
Që nga viti 90- filloi hilja e madhe dhe e gjithanëshme e zhbërjes së Shqipërisë dhe shqiptarisë, për të arritur përfundimisht në vitin 2021 që shqiptaria mbarë të bie në koshin e serbosllavisë, e stolisur kjo me llojlloj emërtimesh mashtruese për t’mos e kuptuar shqiptarët të vërtetën.
“Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë.”
Dhe vërtetë sot, ҫ’far vendosin shqiptarët për vendin e tyre?
Gjë prej gjëje, të tjerët vendosin gjithҫka për neve sipas interesave të tyre
A mban mend ndokush, kur bënë shqiptarët një REFERENDUM për interesa të tyre kombtare ?
E vetmja gjë që neve mundemi të vendosim vetë është largimi nga atdheu dhe blerja e prodhimeve të hueja!
E keni vërejtur sesi “KM” Rama është bërë TELALL i vuqiqit”- ballkanit përendimor”
Edhe mbledhja e sotme e dy qeverive në Elbasan, gjoja në përvjetorin e pavarsisë është vetëm një MASHTRIM pa kurfar rezultai konkret.
Përvjetori i pavarsimit dhe i ҫlirimit të Shqipërisë kanë qenë përvjetorët që e kanë mbajtur gjallë shqiptarinë
Dhe sot kur pavarsia është shkrirë në serbosllavi, cili është kuptimi i festimit të sajë?!
Lavdi Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe të gjithë patriotëve që e shpallën Shqipërinë shtet
Lavdi Enver Hoxhës dhe dëshmorëve të kombit që e ҫliruan, e ngritën dhe e fuqizuan Shqipërinë
Turpi na mbuloftë sikurse na ka mbuluar neve që e përmbysëm.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.