Jo referendumeve të hueja në Kosovë.
Qytetarëve serb, që kanë të drejtën e votimit, t’iu mundësohet ta shfrytëzojnë atë të drejtë sikurse iu mundëson secili shtet tjetër.
Po ashtu, qytetarët serb, që dëshirojnë, munden të shkojnë të votojnë edhe në serbi.
Por jo!
Serbia është tepër largpamëse dhe nuk donë që ata të shkojnë të votojnë atje, por donë, që të organizojë referendum në Kosovë, që t’iu tregojë shtetasëve të vet, ti tregoj botës, ti tregoj Kosovës dhe të gjith shqiptarëve, se Kosova është pjesë e serbisë sikurse e mbanë në kushtetutë.
Bazuar në këtë, kushdo, i huaj apo shqiptar, përfaqësues politikë shtetror apo individ,.., që përkrah referendum të serbisë në Kosovë, Kosovën e konsideron pjesë të serbisë dhe lejimi i rerferendumit, shkurt dhe shqip – është LEGJITIMIM i sovranitetit të serbisë mbi Kosovën.
Miqtë tanë, në vend se t’na bejnë presion neve që t’pranojmë referendume shtetesh tjera në shtetin tonë, duhet të na lejojnë që t’mbajmë referendum bashkimi që këta vetë na kanë ndarë.
Shtetet e hueja, që insistojnë në mbajtje të këtij referendumi në Kosovë, të tregojnë, se a lejojnë diҫka të tillë në shtetet e tyre,të tregojnë, pse nuk lejoj serbia kurrënjëherë referendum Shqipërije apo Kosove në Preshevë etj., dhe miqtë tanë nuk i thanë të lejoj?!
Në këto zhvillime, udhëheqja e Kosovës, pozitë-opozitë, duhet të jenë një dhe këmbëngulëse, jo vetëm në refuzimin e kërkesës por në moslejimin e mbajtjës së referendumit.
Politika udhëheqëse e Shqipërisë, pozitë-opozitë, nuk duhet ti fus “veshët në lesh” dhe të bëhet se gjoja s’po din gjë, por ta ngrisë fuqishëm zërin në mbrojtje të sovranitetit shtetror të Kosovës, në vend se t’përkrah projekte serbe me emrin ballkani i hapur, rezultat dhe fuqizim i të cilit, është edhe ky referendum nëse arrihet të mbahët.
Nëse politika e Kosovës, pa mar parasysh presionet, e lejon referendumin, mos ta gënjejë tutje popullin se Kosova është shtet.