12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Abdullah Begolli

Ukraina dhe shqiptarët !
E vërteta është se kjo është luftë e të mëdhenjëve për rend tjetër botëror, e filluar që në vitet 90-ta, por që tani janë më shumë aktor në lojë, duke përfshirë Kinën gjithsesi.
Ҫfarë do sjellin zhvillimet për ne shqiptarët
Për ta kuptuar më lehtë se ҫka mundet të ndodhë me ne, duhet të kthehmi disa vite pas dhe ta shohim procesin e shthurjës së Jugosllavisë
Të gjithë e dijmë sesa iu erdhi vështirë të mëdhenjëve ta pranonin shpërbërjen e Jugosllavisë
Ju erdhi vështirë, ngase pas luftës së dytë botërore, kur u nda preja në Jaltë në Krime, për Jugosllavinë ishin dakorduar të ishte interes i përbashkët i dy superfuqive, Amerikës dhe Rusisë., me një fjalë baraspeshë e superfuqive.
Si e tillë, ajo u ndihmua vazhdimisht në të gjitha drejtimet, ushtarakishtë, politikishtë, ekonomikishtë ,.. nga të dy superfuqitë, edhe me kredi mbi 20 Miliardë$, që më në fund ju falën të gjitha.
Na është e njohur gjithashtu, sesi vinte një luftanije amerikane në Adriatik dhe posa largohej ajo, mbas dy tre ditësh vinte një sovjetike dhe anasjelltas.
Jugosllavia i gëzonte të gjitha privilegjet e mundshme, lëvizje pa viza në tërë botën, prani në të gjithë organizmat ndërkombëtar pa kurfar pengese, luante rolin FALCO që ja kishin përcaktuar si udhëheqëse e të “painkuadruarve” etj.
Të gjitha ato privilegje edhe lëvizjen pa viza, dukej se i mundësonin pikërishtë karrshi Shqipërisë, të cilën e mbanin të bllokuar(izoluar), pse si parakusht i zhbllokimit, ja donin ta hidhte sovranitetrin e vendit në prehër të huaj dhe e akuzonin se ishte e vetëizoluar.
Cili vend vetëizolohet nëse nuk ndihet i detyruar !
Këtu qëndron edhe moskuptimi që pas kaq vitesh, ka jopak ndër ne shqiptarët që mendojnë, më tepër nga shteti amë, se Kosova ishte më mirë se neve, se lëvizej pa viza etj, dhe nuk mendojnë, se Shqipëria e filloi nga analfabetizmi dhe u bë shtet modern dhe i fortifikuar vetëm me punën dhe vullnetin e popullit për të qenë zot i vetvetës, duke u bërë kala e njëmendët e pamposhtur, e kjo kërkonte shumë sakrifica, përball Jugosllavisë që financohej nga superfuqitë.
Kur Shqipëria e dorzoi sovranitetin në vitin 90-të, jo që s’mori gjë, por mbei me gishta në gojë, po mbetet edhe pa popull.
Kosovën e gënjyen vazhdimisht në të gjitha format dhe drejtimet
Intervenimi i Natos e ndihmoi në t’vërtetë serbinë, e cila në asnjë rrethanë nuk mundej ti mundëte shqiptarët, të cilët qoftë ushtarakaisht, numerikisht, organizativishtë, vullnetarishtë,.. ishin shumë larg mbi serbinë.
Por ai Intervenim u bë, që shqiptarëve t’iu pamundsohet që ҫlirimin ta bëjnë vet, e t’na thonë pastaj sikurse thonë vazhdimishtë, ju shpëtuam se serbia do t’ju faronte.
Cila mendje normale, mundet ta arsyetoj, që Natos ju dashtën gati 3 muaj për ta mundur serbinë, e do mundej për dy orë, kur Kroacia, me pak armatim e mundi për vetëm 85 orë.
Po sot ku jemi dhe si do përfundojmë ?
Te gjitha luftat e kanë edhe një fund dhe pastaj ndahet preja.
Pyetja qenësore për ne është:
Ku do jemi ne në fund të procesit?
Populli thot se ҫfarë mbjellësh edhe korrë
Zhvillimet e derisotme që nga viti 90- kur u përmbys Shqipëria, për kush ka sy, tru dhe vesh, tregojnë se po shkojmë pashmangshëm në pus pa fund.
Pse është kështu?
Është kështu, sepse nga një shtet që ishte 100% vetvetja, shteti ynë amë Shqipëria u shndrrua 100% në varësi të huaj !
Dihet se pa Shqipëri VETVETJA nuk mundet të ketë shqiptari vetvetja
Shqipëria është i vetmi vend në GLOB që u përmbys në emër të përmbysjës së komunizmit dhe ky proces filloi që në vitin 90-të duke ja zhbërë së pari mbrojtjen që ishte e ZONJA ta mundi secilin armik, e pastaj të gjitha me radhë, për të ardhur deri këtu SOT, për t’na futur nën omrellën e serbisë me emra të ndryshëm:
ballkani përëndimor, i hapur, m.sh,.. por që të gjithë kanë të njëjtin qëllim – zhbërjen tonë kombëtare që po ec shumë më shpejt sesa e kanë menduar projektuesit e saj.
Ky projekt i open ballkanit, u prognozua pikërishtë si kompenzim serbisë për humbjen e diktatit mbi jugosllavinë e titos, ku i ikën Kroacia dhe Sllovenia, dhe tani ja bashkangjitën edhe Shqipërinë, kjo edhe si baraspeshë (interes) e superfuqive.
Jorastësishtë, Edi Rama, që nuk është vetvetja, është i detyruar që shqiptarëve tua shishmoj serbinë, jo pse nuk e dinë se ҫka po ndodhë.
Kosovën e gënjyen dhe u gënjyem vazhdimishtë, më vonë edhe me deklaratën e pavarsisë së ahtisaarit, e cila Kosovën e cementon mbrenda rezolutes 1244, në bazë të së cilës rezolutë serbia me kushtetutë e trajton si pjesë të vetën.
Po këtu, politika e Kosovës, e gënjen popullin, se gjoja jemi kundër ballkanit të hapur por e pranojmë vetëm ballkanin përëndimor, e kjo është e njëjta gjë si buka si kulaqi.
Prandaj edhe kaq vite pas fillimit të vendosjes së një rendi të ri botërorë, ne shqiptarët, si më të padhimbshmit që jemi, u lamë të pa definuar, me qëllim që në fund, të përdoremi si monedhë kusuri këndej-andej si gjithëherë në histori.
Dhe sot, për t’mos u zgjatur ende lidhur me zhvillimet në Ukrainë, ka vetëm dy variante të mundshme për ne shqiptarët:
1. Nëse fiton Putini- ne nënë serbi dhe Rusi
2. Nëse humb Putini- ne nën serbi dhe BE
Më tepër se kaq, me një mendësi popullore që i mbanë këto politika kukulla, nuk mundemi të marim-FATKEQËSISHTË!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.