Cila është FORMULA e gjunjëzimit të serbisë?!
Kjo dhe vetëm kjo thënje e senatores Belge është FORMULA e gjunjëzimit të serbisë.
Me një fjalë, serbia duhët që tërsishtë të bojkotohët nga shqiptarët kudo që janë.
Është 100% e dyshimtë, pse politika mbarë shqiptare asnjëherë nuk i bëri thirrje popullit që ta zbatojë këte FORMULË suksesi të 100%, por ndjek rrugë dhe rrugica MASHTRUESE për popullin që paraprakisht dihet se janë skenare dhe sjellin zhgënjim pas zhgënjimi në popull.

Po të ishte kaq e thjeshtë qështja shqiptaro-serbe sa të zgjidhet me do tabela automjetesh, at’herë shtrohet domosdo pyetja:
Pse lufta dhe intervenimi i natos paskan qenë domosdoshmëri?
Skenaret me targa janë mashtrim i popullit:
• Për ta harruar MINISHENGENIN serb që e ka mbuluar shqiptarinë- i aprovuar solemnisht para pak ditësh !
• Për të mos u vërejtur projektet e dala nga MSH për furnizimin me gaz rus,…,
• Dhe për ti fituar do vota për zgjedhjet komunale pa kurfarë domethënje kombtare
Dhe “ndodhja” e këtyre zhvillimeve gati njëkohësishtë, vetëm rastësi nuk është.
Mos të harrojmë se koha po qon ujë në mullirin e serbisë e jo tonin ngase vendi ka mbetur gati se shkret pa popull.
Kush se kupton domethënjen e kësaj, humb kohë kot duke e mashtruar vetveten.
Serbia dihet që ka përkrahje të gjithanëshme
Por kush në botë nuk e ka bërë dhe nuk mundet ta bëjë fuqizimin e saj sa e kemi bër dhe po e bëjmë ne shqiptarët duke i shërbyer me logjikën e robit në të gjitha drejtimet.
Cila është logjika: në njërën anë i shërbejm sa e kemi sjellur vetën në situatë që edhe për bukën e përditshme të varemi nga ajo- në anën tjetër kukasim prej saj?!
Kjo kështu nuk shkon,
Duhët patjetër t’ia heqim shërbimin që i bëjm pandalur nëse dom gjunjëzim të saj.