Edhe dy fjalë rreth projektit të gazit rus apo i kujtdoqoftë!
Një gjë elementare duhet të kuptohet nga populli shqiptar
Secili projekt, pavarsisht i kujt dhe nga vjen, që ka për bazë furnizimin e shqiptarëve me burime të energjisë (gaz, naftë,..), si bazë për përfitimin e energjisë elektrike, shkurt edhe shqip është projekt i thellë kundërshqiptar.
Kjo për faktin se ne kemi burime të mjaftueshme primare energjetike për këtë qëllim të paktën për dhjetëra shekuj.
Qëllimi kryesor i projekteve të tilla është përvetësimi i bazës shumë të fuqishme energjetike shqiptare me qendër rëndese qymyrin e Kosovës.
1. Duke dëgjuar bisedën e ministrës Rizvanolli rreth projektit të gazit, njeriu që paksa merë vesh në këto punë zhgënjehet jo pak.
Zhgënjehet ngase qeveria e Kosovës nuk i ka thënë JO këtij projekti e që duhet ti thotë 100% JO, sot, nesër e gjithmonë,.., këtë JO ta fuqizoj me kushtetutë dhe të mos humbas kohë të diskutoj për alternativa, por ta FILLOI ndërtimin e një TC me 1000MWh- TC AUTOKTON SHQIPTAR me bazë QYMYRIN.
Është shumë më tepër se MARRE të thuhë se shteti amë Shqipëria dhe Kosova, s’kanë mundësi apo fuqi ta bëjnë vetë këtë projekt!
Nëse s’kanë, të thërrasin REFERENDUM POPULLOR dhe populli do të gjejë fuqi brenda vetës dhe do ta ngrisë brenda një afati të shkurtër.
Edhe kurgja tjetër mos mujt me ba qeveria e Albinit në mandatin e parë të saj, do të mjaftonte realizimi i këtij projekti të përbashkët ndërshqiptar.
2. Respekt për atdhetarizmin e Ramushit, por deklarata e tij rreth këtij projekti të gazit kundërshqiptar sidhe insistimi i tij i fuqishëm i mëhershëm për të të ashtuquajturin TC” Kosova e re” gjithashtu kundërshqiptar, janë më tepër se SKANDALOZE.