7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Abdullah Begolli

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

A jemi vërtetë të mjerë ne shqiptarët?!

“Shqiptarët nuk janë të egër e as barbarë, por janë të mjerë, prandaj duhet ndihmuar. Franz Vranitzky 1997”
Në vitin 1997 në Shqipëri u shkaktua kaos ngase populli kishte besuar në premtimet e saliut për ngritjen e shqiptarëve në princër dhe princesha pa punuar gjë por me firmat piramidale.
Për ta qetsuar kaosin dhe filluar normalitetin ishte dërguar atje ish kancelari austriak Franz Vranitzky
Lidhur me atë angazhim të Vranitzkyt në Shqipëri dhe gjendjen e përgjithshme në shqiptari në ato vite, në një analizë politike të atokohshme, Ismet Begolli- në cilësinë e nënkryetarit të UNIKOMBIT (kur kryetari Prof.Ukshin Hoti mbahej në burg nga serbia),ndër të tjera shkruan:
“Kaosin në Shqipëri përfaqsuesi i OSBE-së Franc Vranicki e shprehu me këto fjalë: Në një dialog me bashkëshortën siq informon shtypi, duke biseduar për angazhimin e tij të sërishëm në politikë dhe misionin në Shqipëri, pasi që ajo paska shprehur brengosje për këtë angazhim të papritur të të shoqit, në një vend të panjphur dhe me plot rreziqe, Vranicki i paska thënë asaj se ata shqiptarët nuk janë të egër e as barbarë, por janë të mjerë, prandaj duhet ndihmuar.
Me gjithë qëllimin e mirë të Vranickit, angazhimin e tij serioz për ta ndihmuar Shqipërinë, a ka gjë më vajtuese dhe në të njëjtën kohë ma nënqmuese se kjo për shqiptarë se janë barbar, por, ja se nuk na qenkan të tillë por janë të mjerë” përfundim i citatit.
Ka qenë viti 1997 kur ne qenkemi cilsuar të tillë për shumëҫka, por mbi të gjitha për faktin se besojmë në RRENA sikurse ishin Piramidat , “zgjedhjet” për pushtete dhe pushtetar me shtete të rrënuara që vetëm fatkeqësi po na sjellin.Mund të jetë një imazh i ‎1 person dhe ‎teksti që thotë "‎Nach dem Ausscheider aus der österreichischen Politik wurde er zunächst von März bis Oktober 1997 OSZE- Sonderbeauftragter für Albanien. Pas largimit nga poltika austnake Vranitzki gẽ nga Marsi den ن ne Tetor 1997 ka gene emisar special nẽ Shaipen. Vranitzky während einer Rede zum zum70 70 Jahrestag des „Anschlusses" (12. März 2008)- Wikipedia‎"‎‎
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.