LIRINË SE MORËM
Luftëtarin e takova duke bërë homazhe, në përvjetorin e të rënëve.
Dukej i heshtur i ngrysur në fytyrë, tejmase i lodhur.
Nuk ishte më njeriu i malit të cilit i tingllonë në vesh shushurima që nxjerrin këmbët në të ecur, të rendurit në natyrë, përgatitjet për luftë, krisma e armëve, jehona e topave i dukeshin më të lehta sesa përkulja në liri përpara varrit të martirit.
Këta kanë rënë, mendoi me vete. Kanë rënë shumë nga shokët e luftës, por…, u kujtua pak ..u vranë edhe shumë njerëz të tjerë, të cilët u nxorën nga shtëpitë, u pushkatuan mizorishtë, u fyen nga kundërshtari, u masakruan.
I dukej sikur i shihte ata trupa të cilët i kishte mbështjellur bari, ishin mbuluar me baltën e moqaleve, ishin karbonizuar duke vërë një shtresë të bardhë mbi shkrumbin e zi.
Ngriti kokën dhe shikoi përtej malit. Pylli i dukej i heshtur, i zbrazët, i mjerë.
S’ishte më ai pylli i dikurshëm, jehonë këngësh ushtarake, zhurmë, krisma automatikësh dhe batare topash
.
Ushtima e erës luante grykave lojën e tradicionale të monotonisë, këtheu kokën dhe pa njerëzit e përlotur përrreth varrezave.
Dëgjonin folësit në tribunë, të cilë atij i dukej se nuk e zbulonin dramën përmbaruese të cilën e kishte përjetuar ai, si personazh tipik rreth të cilit sillej pafajshëm vallja e krimit makabër.
Ju duk se e gjithë turma po e shikonin, sikur kërkonin përgjigje prej tij.
Hë ore.., fol more pse heshtë?
A ishin këta të cilët i mori plumbi në luftë me ty?
Ishe aty pranë ndonjërit, kur dha shpirt? e dëgove klithmën?, nxjerrjën e frymës së fundit ?
I pe ore?
I pashë tha, duke tundur kokën njëherë përpara si shenjë pohimi, pastaj mohoi me kokë duke sjellur qafën në të majtë dhe në të djathtë.
Për një ҫast u përpoq t’i rikujtoj të gjithë të rënët, harroi se ishte përpara turmës, nuk mundi t’i mblidhte në mendje të gjithë , asnjë emër nuk i kujtohej.
Unë nuk mund të flas mendoj me vete, sepse kam aq shumë për të thënë.
Për një ҫast si një ëndërr, fluturimthi përkujtoi katër -pesë pseudonime të të rënëve.
Asnjërin nuk e kishte nxënë me frymë.
Melin e gjeti në shkrep pran lisit të njomë. Ishte pothuajse i tëri i mbulur me plumba, trupin ende e kishte të nxehtë me gjymtyrët elastike megjithëse nuk nxori fjalë nga goja.
Ju duk se e ngriti dorën në shenjë përshëndetje, ndonëse thellë në shpirtë e ndjeu se nuk ishte një përshëndetje e zakonshme.
Ishte një qortim për te, madje pikërishtë për te.
Eh more Gal; të thoja se nuk është mirë të përshëndetesh ashtu me secilin, sepse gjithmonë të shpëtonë një tjetër pa e nderuar dhe duke menduar për gabimin, ose duke u ndjerë keq pse nuk fole me të, e humbë rrugën e malit, dhe në të qarën e parë të pyllit të dendur, do të zë plumbi.
Shko tani tatpjetë përroit, tërhiqe Belin nga dushku i ndezur sepse ai vdiq atëherë kur fjollat e para të tymit ia ledhatuan fytyrën.
Dhe vërtetë në përrua gjeta vetëm gjurmë të trupit të Belit., i djegur pothuajse i tëri.
Iu duk sikur zëri i tij i trokiti në vesh, mbulomëni me gjethet e njoma sepse njomën foshnjet e zbehura në gjirin e shterrur të nënave të uritura.
Ai u përpoq të rikujtoj të tjerë, por zëri i folësit dhe refreni i masës lavdi…, ia tërhoqi vërejtjën.
Lavdi more lavdi tha me vete, megjithatë edhe lavdia vdiq nga shkopi dirigjues i hipokrizisë politike.
Lufta ka mundur të mos bëhet fare, sikur të mos shfaqej etja për tu dukur jashta brendisë dhe përmbajtjës njerëzore.
Disa tipe racash etnike, impononin mbrendinë egoiste të mbështjellur me velin e hipokrizisë pluraliste.
Pasi dolën në sipërfaqe u panë të dehur dhe të zbehur nga smira se nuk arrinin të rikthenin ngjyrën e kuqe të gjakut në fytyrë.
Ashtu të zbehur dukej sikur kishin vdekur. Ata donin të shihnin gjak të derdhur njerëzish, pë të rikujtuar përmbajtjën e vetë.
Imagjinata dhe gjelozia për bukurinë e tretur dhe epërsinë e humbur, i ngriti peshë për të vrarë dhe për të djegur.
Luftëtari bëri edhe ca hapa përrreth turmës, u kujtua ca dhe deshi të mar rrugën e malit.
Preku përrreth belin, nuk kishte as rrethatore e as armë në krah.
Po edhe sikur ti kisha tha më vete sot në mal askush nuk të përfillë.
Ju dukë vetja tepër i pa rëndësishëm.
Po përse të kërkoj pyllin sot pyeti kur nuk ka frymë ushtrie kundërshtare.
Po sikur të ndërrojnë mendjen gjelatët, njëmendje kishin ata, mendjën e luftës dhe vetëm me luftë u bindën.
A nuk vdiqën këta njerëz dhe nuk u bë ajo luftë për tu bashkuar në liri?
Mbase lirinë e arritur ende se morëm !!!…
Ajo rrin pranë nesh jetime dhe duket se nuk e ka vlerën e gjakut të derdhur.
Ismet Begolli – Qershor 2000
Lavdi heroizmit dhe sakrificës për atdheun !