14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Abdurahim Ashiku

Njerëz që i dua – Libër nga Abdurahim Ashiku

Dashuria është më e fortë se urrejtja. Urrejtja shkatërron, kurse dashuria ndërton, prandaj ajo është më e fortë” – është një thënie e P.Abrahams, që të vjen vetvetiu në mendje, sapo mbaron së lexuari librin me publicistikë të Abdurahim Ashikut.
Shumëkush prej lexuesve, ashtu si unë, e kujtojnë gazetarin dibran që ka dhënë dhe jep një kontribut të madh në shtypin e shkruar. Ai punoi në Dibër, në një terren të vështirë të përcjelljes së informacionit dhe mendimit kritik. Abdurahim Ashiku ishte korrekt me lajmin dhe i qartë në opinion, por realiteti që e rrethonte ishte mbytës e kërcënues. Kështu, 12 vite të shkuara, u detyrua të largohej në Athinë, jo si shumë emigrantë të tjerë për bukën e gojës, por që të shpëtonte nga realiteti që e rrethonte, për t’i shpëtuar urrejtjes e smirës, të cilat nuk kishin lënë vend për dashuri në atdheun e tij.
Por fati e takon me një taksist “alvanos”, i cili i thotë: “Na jeshëm skipëtarë një qind për qind, po greku na thithi. Nuk na la të vazhdonim skolinë dhe nuk mundëm me mësue dhe me shkrue gluhën tënë. Edhe juve kështu do t’ju ndodhë. Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë disirë të këthenenë në Skipëri, do bënenë grekër si na…”. Dhe kjo këshillë e këtij “shqiptari” 100% i tregojnë Abdurahimit brengën, shqetësimin dhe mallin për familjen e tij e për Shqipërinë…
Që nga ajo ditë “një flamur të vogël kuq e zi e mban te koka e krevatit”.
Abdurahimi do t’i përkushtohej veprimtarisë publicistike. Në shtypin e shkruar për emigrantët, në Shqipëri dhe në Athinë, ai do të shkruajë për dhjetëra e qindra emigrantë, për hallet e tyre, problemet, sukseset, vështirësitë, gëzimet, dashuritë, pasionet, jetën e përditshme, ëndrrat, dëshirat, mirësitë, duke u ushqyer atyre dashurinë për njerëzit dhe për atdheun. I takon në kafe, u shkruan e-maile, flet në telefon, u kujton vendlindjen, malet, fushat…
U shkruan me pasion e dashuri, sikur të ishin fëmijët e tij…

Nga GAZETA “Kritika”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.