Të thashë mos ik Aleks Çerepi, mos ik. Nuk më dëgjove, nuk na dëgjove tek të pëshpërisnim me dorën në ballë:
MOS IK! QËNDRO ME NE!

Ta thonim nga shpirti…
Ta thoshte Shpresa bashkudhëtarja e jetës tënde…
Ta thoshte Lola, vajza, dobësia jote më e madhe…
Ta thoshte Lorenci, djali, urti dhe i përkushtuari si rrallë fëmijë…
Ta thoshte nusja e djalit…
E mbi të gjitha ta thoshte mbesa jote e bukur Adriana, dashuria jote e madhe, lozonjarja e shpirtit tënd.

Ardianës do ti ngelet peng tërë jetën udhëtimi drejt ikjes tënde pikrisht në ditën e lindjes së saj. Atë ditë ajo priste që xhupin e bukur me ngjyra t’ia veshte GJYSH ALEKSI…
Sot, 8 dhjetor 2018, pikrisht në atë orë që më merrje për të pirë kafen e përditshme të mëngjesit, ra zilja e telefonit…

Zile e zezë…
Zile që mos i rëntë kujë në vesh…
Më merrte Jovani…
Ti kishe ik…
Ai qante…
A arrijnë lotët njerëzorë të ngushëllojnë të pangushëlluarit për ikjen e njeriut të dashur?
Shpresa!

Jemi me ty në këtë ditë dhimbje të madhe…
Aleksi iku fizikisht…
Shpirtrisht është i gjallë në qelizat e shpirtit tuaj, të miqëve e shokëve…
Abdurahim Ashiku
8 dhjetor 2018
SOT, MË 8 DHJETOR 2020, DY VJET PAS IKJES, MES ARKIVIT TIM KU TI ZE VEND TË PARË SI SHOK, SI MIK…PO PËRCJELL NJË KOLAZH FOTOSH MES SHOKËVE, ATYRE QË TË DESHËN DHE I DESHE…
I PËRJETSHËM KUJTIMI JOT ALEKS ÇEREPI…