MBYTJA E DIBRËS PROJEKTI MË I MADH I EDI RAMËS
Ishte para një gjysmë shekulli projekt i Enverit.
Ai e bënte…
Nuk e bëri…
E di ai…
Pse-në e mori me vete…
Ishte para dhjetë vjetësh projekt i Berishës…
Nuk e bëri..
Me gjithë deklaratën e famshme se “Unë di të ndërtoj vepra botërore…”, nuk e bëri.
Jo se i dhimbej Dibra.
Nuk kishte kryqe, as ndenjëse…
Tash e ka marrë ta bëjë Rama.
Është i marrë dhe e bën.
Se vetëm një i marrë shuan një trevë të tërë, e mbyt pa të drejtë apeli.
Ka gjet edhe krah të fortë, Amerikën e Madhe, që po nuk fitoi pesë nuk jep një…
Ka zbrit në jug…
Dhe thërret…
Porti i Vlorës: i trageteve, i jahteve…
Aeroporti…
Saranda: lungomare, porti i jahteve…
Aeroporti…
Lumi i Vlorës…
Rrugë…
Rrugë…
Rrugë…
Porte. Aeroporte… Rrugë…
Gjithë ato toponime: nga veriu në jugë, fushave…
Maleve?
Nuk i ka në defter…
Rrugën e Arbrit?
Rrugën e Lurës nga Peshkopia e nga Kurbneshi, rrugë drejt perlës së bukurisë shqiptare?
Rrugën e Selishtës, Klenjës?…
Ecni në këmbë…
Popull i duruar, qengj milet…
Nuk ka trevë shqiptare që në histori të ketë pas kaq udhëheqës të mëdhenj, kaq djem, kaq dhëndurë…
Ti numëroj?
Skënderbeu i pari, bir siç thonë djalë siç shkruhet…
Tetëmbëdhjetë beteja bëri në Dibër.
Me tym e flakë e mbuloi vendlindjen.
Me varre osmanësh,
me varre dibranësh,
shtëpi të djegura,
tokë të zhuritur,
kuku nane çfarë hoqi Dibra!
Kur vdiq, Dibra dhe dibranët e pësuan.
Mbi të u derdh mënia më e madhe osmane.
Nuk la shtëpi me çati, nuk la kope me bagëti…
Nuk ka trevë në Shqipëri që të krahasohet me Dibrën.
Mbase edhe me Evropën e botën…
Haxhi Lleshi President…
Enver Hoxha dhëndër…
Një gjysmë jete…
Dibranët kishin ndërtuar Stambollin…
Stambolli nuk vuri një gurë të vetëm në Dibër…
Dibranët ndërtuan Shqipërinë…
Heronj ndërtimi sa ka Trebisht, fshat në Dibër, nuk ka asnjë krahinë e vendit…
Ku ishte puna, thirrej dibrani.
Ku shtrohej sofra, mungonte dibrani.
Dibra mbeti prapa listës…
Dhe ka mbetur…
Unë jam djalë Dibre, thotë Basha,
Unë jam vajzë Greve, thotë Monika.
Unë jam dhëndër Dibre thotë Iliri, president…
E ç’ti radhis?
Shumë janë.
Në Dibër shkojnë vetëm për fushatë.
Jo me lopatë por me shatë…
Dhe çudi e çudirave është se gurë e pamela hedhin mbi Edi Ramën për tërmet e Covid, për korrupsion e diversion…
Vetëm për mbytjen e Dibrës nuk kanë thënë asnjë fjalë, nuk kanë shkruar as një germë.
ASNJË…
E dinë se Edi Rama Dibrën e tret,
Dibrën e vret,
Dibrën e mbyt,
Dibrën e zhyt…
E dinë…
Nuk flasin, nuk bërtasin, …
Se mos flasin dibranët?
Se mos bërtasin dibranët?
Gojën me shtupë ua kanë zënë…
Vari duqit…
Abdurahim Ashiku
Athinë, 21 shkurt 2021