19.5 C
Tiranë
E hënë, 25 Maj 2026

Abdurahim Ashiku

DY FOTOGRAFI FIKSUAR MË 26 MAJ 1996

 

Dy fotografi nxjerrë nga arkivi i gazetarit, dy nga shumë të tjera të fiksuara më 26 maj 1996 në Peshkopi pas të cilave vjen tërë ngjarja e kobshme e asaj dite, vjedhja më e paskrupullt e votës së popullit, gjakosjes e arrestimit të kundërshtarëve politikë, deklaratës për fitore që në mesditë në gojët mediatike të Partisë Demokratike.Anteprima immagine
Njëra foto, autokolona, rifuxhio, ngarkuar me grurë marrë nga rezervat e shtetit, grurë në adresë të familjeve dibrane për të shuar urinë, grurë për të blerë votën e dibranëve. Skena më ashiqare e dhunës ndaj votës, e fitores TETË ME ZERO, siç do të deklarohej të nesërmen në mitingun në sheshin “Nazmi Rushiti”
Fotografia e dytë paraqet qendrën e votimit në lagjen “Nazmi Rushiti”, detashmentin e plotë të Partisë Demokratike në vjedhje masive të votës, kur njeri prej tyre, gjykatës, më ndoqi me gurë për të fshehur vjedhjen makabre.Anteprima immagine
Meta, Basha, Berisha, Kryemadhi, Mediu… e kompani, po flasin deri në ngjirje zëri për “Votën e lirë”, për “Votën e ndershme”, për “Mbrojtjen e votës”…
Flasin pa e kthyer kokën në gjëmën e 26 majit 1996, gjëmë që do të shkatërronte Shqipërinë, gjëmë që e krijuan, e nxitën dhe e rritën me kujdesin e krimit të hapur…

Abdurahim Ashiku
21 prill 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.