5.5 C
Tiranë
E shtunë, 7 Mars 2026

Abdurahim Ashiku

IKE BASHKIM RAMA KRENARIA E DIBRANËVE
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Më njoftoi vajza,
me lot, me dhimbje,
IKU BASHKIM RAMA…
Iku një diplomat,
iku një dibran,
Nga më të mirët,
nga më të pjekurit,
në diplomaci,
nga më të dashurit,
në shoqëri,
diplomat kariere,
profesor universiteti,
lektor,
rektor,
Dibran
me germa kapitale…
E kam parë tek rritej
Bashkim Ramën,
Rrugëve të Brezhdanit,
me babanë e tij Hasanin…
E kam parë kur
ndër të parët,
u ul në shkollën e gjuhëve të huaja.
Kemi pas familjarisht lidhje,
Kur ishte në Gjermani,
në Bullgari,
në ministri.
Erblina ishte si bijë në shtëpinë e tij,
motër me Nevilën,
asgjë si ndante,
çdo gjë i bashkonte…
Ike Bashkim Rama, ike
na le dhimbjen,
të madhe sa se mban toka,
familjes, shokëve, miqve.
Një emër të përveçëm na le,
emër që do të udhëtojë në breza.
Një dorë dheu,
mbi varrin tënd,
sot desha ta hedh,
Nuk mundem…
Një fjalë po…
NGUSHËLLIME
Nastës,
Nevilës,
Milenës,
Albanit
Nga unë dhe Natasha,
miqve,
kolegëve…
Të rrojnë,
ta kujtojnë,
ta nderojnë,
në përjetësi…
Abdurahim Ashiku
Athinë, 14 tetor 2021
Shënim…
Ambasador Bashkim Rama,
Diplomati Bashkim Rama ka një karrierë të begatë në diplomacinë shqiptare, si Drejtor i Akademisë Diplomatike, Ekspert në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën e Shqipërisë(1980), Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Gjermani(1981), President i Delegacionit të Republikës së Shqipërisë në UNESCO(1987), Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë (1988), Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe Ad Hoc i Republikës së Shqipërisë në Sofje (2002), Drejtor i Drejtorisë së rajonit dhe vendeve fqinje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe është një prej njohësve më të mirë të situatës në Maqedoni dhe në rajonin e Ballkanit, Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, gjeopolitikë dhe diplomaci, profesor i teorisë dhe praktikës diplomatike në disa universitete në rajon, si dhe rektor i Universitetit ndërkombëtar të Strugës prej viti 2012-2014 si dhe nga viti 2016 dhe aktualisht…
(marrë nga interneti)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.