A DO TA ZHYSIN DHE TA MBYSIN ATË BUKURI MURAT KOLTRAKA ?
Ke gjetur pikën më të bukur Murat Koltraka, më domethënësen, një pamje që flet më shumë se një bibliotekë me libra, më shumë se një seri, shkrimesh tuajat për mbrojtjen e atij trualli, aq të lashtë, istikam i pamposhtur kundër perandorive të lashtësisë, e të mesjetës, të kohës sonë; nemces, serbit, bullgarit, elenit… sojit kriminal, ëndërrues në det të dalë, shqipen për mesi, ta kapë, ta zhysë, ta mbysë… Ike Murat Koltraka, nuk e dëgjove, zhurmën e sondës, ardhë nga Amerika, kobin e kobeve të Dibrës. As Kimin As Ball-ukun, që pa lindur, Skavicën, digë e kishin parë, Shkodrën të shpëtojë, Dibrën të martirizojë… Ti, Murat Koltraka, ishe, më i madhi mbrojtës i Dibrës, dhe je… Puna të bëri: historian,
arkeolog, biolog, agronom, bujk, pylltar, peshkatar, mësues, atdhetar… Doktor shkencash, pa titull zyrtar… Po e mbysin Dibrën, MURAT KOLTRAKA, nga harta po e shuajnë. A e sheh nga maja ku je? Urën e Dodës, rrugën e rinisë, istikamet e trimërisë? Një rrugë të re sajuan, rrugën “lidhja e Prizrenit” patronazhi tët e qeverisë, pllakë varri, pllakë mbytje, të historisë. Fli i qetë, mik i dibranëve, yll i Dibrës, Skavica nuk do të kalojë… Drini, si e ka dhënë zoti, valë-valë, do rrjedhë, shekujve do jetojë…
Abdurahim Ashiku
Athinë, 15 tetor 2021