10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Abdurahim Ashiku

Anteprima immagine

 

TEK E DËGJOJA… PELIN PËRTYPJA

Shënim

Kur erdhi nga larg i dërgova një përshëndetje në adresën e tij elektronike, një urim…dhe një kërkesë. Urimi ishte standard, si gjithë urimet që përcjellim ku nuk mungon shëndeti vetjak e familjar e të tjera, shkurt e shkurt. Në radhë të parë, kërkesa ishte që të luftonte që të mos i mbyteshin trojet e të parëve, troje që i ka pak metra mbi urën e Setës. Në radhë të dytë ishte që ti kërkonte Dibrës votën me premtimin që fusha e bukur që shtrihet në deltën e Setës tek bashkohet me Drinin e Zi, Fusha e Alie e lart e poshtë saj, hapësirë e betejës fitimtare të Gjergjit të Gjon Kastriotit e hambar buke për malet e Çidhnës, Dardhës e Reçit, të mos shndërrohej HURDHË për të shpëtuar Shkodrën e kob për tërë Dibrën. I kërkova ti thoshte Jo Skavicës… Ia kërkova ta thotë në seancën e parë të Kuvendit kur ti jepej fjala si deputet. E dëgjova sot tek i ra “me këmbë” Dibrës, tek përtypte bukuritë e saj me një ëmbëlsi “mall mërgimtari” për liqenet e Lurës, Llixhat e Peshkopisë, Rrugën e Arbrit, prodhimet bio që i shijonin kaq shumë sa kërkonte të pushtonte me ta qarkun, bile, bile botën mbarë… Nuk tha asnjë fjalë për Skavicën. Nuk e pyeti shtetin e vet se ku do ti çojë dibranët që humbin troje e varre të të parëve. Nuk tha asnjë fjalë të vetme për historinë, arkeologjinë, atë çka mbytet e atë çka zhytet Nuk tha një fjalë të vetme se sa vetë do të shpërngulen nga kjo mynxyrë, më e madhja në histori që ua kalon tërë ikjeve masive të dibranëve nga pushtuesi serb në fillim të shekullit të kaluar. Nuk iu përgjigj asnjërës prej pyetjeve që kanë mbuluar rrjetet sociale se sa do të jetë dëmshpërblimi për pasurinë që mbytet pa asnjë mundësi kthimi pas. Sa? Si? Me para në dorë… Me ndërtim të një Dibre të re në bregdet… Me letra me vlerë (alias letra me vrimë)… Me pjesëmarrje si koncesionerë… Kur? Kush?

Ai përtypi fjalë të ëmbla, ëmbëlsuar me mjaltë e sheqer për Dibrën… Unë, tek e dëgjoja… përtypja pelin.

Abdurahim Ashiku

Athinë, 25 tetor 202

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.