17.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Abdurahim Ashiku

A E DIN KONVENTA E BËRNËS KU BIE DIBRA QË MBYTET E ZHDUKET PËRGJITHMONË?
Po dibranët a e dinë se çfarë sjell Skavejca?Mund të jetë një imazh i 2 persona, kostum dhe teksti
40 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare i kanë kërkuar qeverisë të anulojë projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e Vjosë-Nartës, duke vënë në dukje se vendi në të cilën planifikohet të ndërtohet kjo vepër aeroportuale bie brenda zonës së mbrojtur.
Sigurisht nuk e din dhe dibranët nuk kanë as gojë që të flasë e bërtasë e as laps që të shkruajnë dhe të tregojë se në qendër të hartës së shqiptarëve autoktonë në mijëvjeçarë ka një krahinë që quhet DIBRA,
krahinë që u tha pushtueseve osmanë “deri këtu ishte hapi i juaj”,
krahinë që e mbrojti vendin e vogël evropian me tehun e shpatës në 18 beteja nga 24 beteja fitimtare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,
krahinë ku me pushkë hodhi në Drin pushtuesin serbo-jugosllav në një betejë epike 100 vjet të shkuara, më 26,27,28 tetor 1921, në Lanë të Lurës,
krahinë me luginën më të bukur e pjellore të lumenjve të Shqipërisë, Luginën e Drinit të Zi që mbante me bukë e me barut banorët punëtorë e trima që në histori ndërtuan Stambollin por Stambolli nuk ndërtoi asgjë,
krahinë që…
E po lexojeni historinë e Dibrës, lexojeni begatinë e Dibrës dhe as më pak e as më shumë protestoni që ajo mos zhytet, mos mbytet, mos të zhduket nga harta shqiptare.
Bota flet e shkruan për Vjosën, për lënien e saj të “virgjër”, mos ndërtimin e hidrocentraleve…
Tash po proteston për “të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës…
“Byroja e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës, thuhet në një prononcim publik të saj, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Komiteti ndau shqetësimin e thellë në lidhje me planet për urbanizimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, duke theksuar vlerat e njohura natyrore të zonës.
Çështja e projektit të aeroportit të Vlorës u përfshi në ankesën e depozituar më parë nga EcoAlbania mbi Ndikimet e pritura negative të ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë, ku ndërtimi i aeroportit në Vjosë-Nartë është përfshirë si një rrezik eminent në ekosistemin e deltës së Vjosës.
Ndërkaq, më herët 40 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare i kanë kërkuar qeverisë të anulojë projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e Vjosë-Nartës, duke vënë në dukje se vendi në të cilën planifikohet të ndërtohet kjo vepër aeroportuale bie brenda zonës së mbrojtur.
Koalicioni i organizatave mjedisore theksoi se ndërtimi i një infrastrukture të tillë brenda zonës së mbrojtur shkel në tërësi kuadrin ligjor për ruajtjen e natyrës dhe në veçanti ligjin e Zonave të Mbrojtura dhe një sërë konventash të cilat Shqipëria i ka ratifikuar. Sipas tyre, kjo është vënë në dukje edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë e për pasojë, ndër të tjera krijon pengesa edhe në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.”
Për Vlorën, që kryeministri jonë e ka pikë të dobët, për Vjosën, për aeroportin e Vlorës, flitet nga organizata dhe personalitete në notën më të lartë të pentagramit…
Për Dibrën nuk flitet fare.
Nuk flasin as dibranët që mbyten…
Nuk flasin as deputetët e majtë e të djathtë që kanë marrë votën e dibranëve dhe karrigen në parlament…
Nuk flasin as Bebe Rexha që thonë se është dibrane dhe kushërirë e parë me Kryemadhin…
Nuk flasin as personalitet shkencore me vendlindje Dibrën…
Nuk flasin edhe ata që janë shpallur “Qytetarë Nderi” të bashkisë, komunës apo qarkut…
Për Vlorën flet e kuvendon me kryeministrin shqiptar Leonardio Di Capri…
Kush e mbron Dibrën?
Varrin e luginës së vetme të Drinit të zi e hapi Kimi i Amerikës me Ballukun e Edi Ramës…
Dibranëve u është mbyllur goja,
u janë bllokuar veshët,
u janë ngri gjunjët…
Nuk ka mbete gjë tjetër vetëm një lutje në kor e hoxhallarëve, dervishëve e priftërinjve të Dibrës:
Inshallah, zoti e mbron Dibrën!
Amin!…
Abdurahim Ashiku
3 nëntor 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.