Shkruar mes një radhe fjalish koment facebook-u, pak e vështirë për të ra në sy e jo më për ta kthyer në thirrje, në kushtrim për një kauzë që po nuk iu bashkuam të gjithë, burra e gra, pleq e plaka, të rinj e të reja nuk do të ekzistojë më Dibra, do shndërrohet në një hurdhë të madhe që do të shuaj historinë, pamjen, bukurinë, begatinë…
Po, po…BURRAT TË MPS VOJNË VETËM!
Në Tribunë asnjë grua?
Pse? Nuk paska dibrane që i dhemb ajo që ka krijuar një jetë të tërë, varri i babait, nënës, djalit, vajzë që ikën në lule të rinisë?
Në shesh asnjë grua?
Duhet të ketë pas. Kamera e TV-Dibra hallin e kishte të kapte burra me mustaqe.
Ka pas.
Sepse Margarita Markja tha me një solemnitet përkushtimor: BURRAT MOS TË VIJNË VETËM!
Ajo ishte atje…
Dibranë protestues!
Merrni gratë me vete…
Merrni djemtë, vajzat, nuset…
Peticioni të fillojë me emrat e tyre.
PO DIBRËS! JO KAVICËS!
Atëherë, dhe vetëm atëherë, nuk do ti shkojë mendja as Edi Ramës, as Juri Kimit, ASKUJT, për ta mbytur Dibrën.
Bashkë, burra e gra, djem, vajza e nuse, marrin fuqi hyjnore dhe nuk ka kush ti ndalojë.
Mbase do ta dëgjoni thirrjen e Margarita Markes…
Mbase në javët e ardhshme në Peshkopi do të shohim një tubim masiv grash e vajzash dibrane.
Një tubim ku ata të nënshkruajnë peticionin e Dibrës së lirë, Dibrës pa padronë, Dibrës pa oligarkë e hajdutë, Dibrës si e ka dhënë Zoti.
Dhe dijeni: nënshkrimi i gruas që humbet pronën, djersën, gjakun, të ardhmen… është firmë e dyfishtë, trefishtë, dhjetëfishtë…
Ajo është e parefozueshme…
Dhe jo vetëm në Peshkopi por edhe në Tiranë, Durrës, Kamzë, në mërgim.
Shembullin na e dhanë dibranet në Amerikë.