MENTOR MUÇA, PIONIER I EMANCIPIMIT TË RINISË DIBRANE
Iku edhe NJË,
Nga ata që të sjellin mall,
dashuri, kujtime, emancipim.
Iku edhe Mentor Muça,
Pionier i emancipimit,
të rinisë dibrane,
bashkë me Verën,
pionierë të rritjes hapa shpejtë,
të vajzës e gruas dibrane.
Dhimbja kishte kaluar Atlantikun,
prej atje më erdh.
Nuk e besova,
Vajza,
Elda Hafizi, Muça
më shkroi…
“Shumë faleminderit për fjalët e mira dhe respektin që keni për prindrit e mi.
Me shumë respekt
Elda…”
Ndjeva dhimbje,
çurgje loti
mollëzave të saj,
dhimbje,
pa ngushëllim.
E kam dashtë Mentor Muçën
E kam dashtë si shok,
si mik, si njeri i kohës.
Dhe më deshte…
E kam dashtë Verën,
Të pazëvendësueshmen Vera,
Drejtuese,
aktore,
dritë për vajzat,
pishtar për gratë,
atyre viteve të vështira,
kur dilnin vajzat dhe grave,
nga errësira.
Ishin çifti më i bukur,
elegant e plot respekt,
në shëtitjet bulevardit,
kur vallëzonin
mbrëmjeve të rinisë
Dije e kulturë,
Përcillnin.
Ishin pionierë…
Dhe pionierë mbeten,
të kohës sime,
të kohës sonë…
Kërkova në arkiv,
nuk e gjeta Mentorin,
Gjeta Verën,
në një ditë të madhe
të jetës time,
Që ajo gatoi…
Abdurahim Ashiku
Athinë, 29 tetor 2022