8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

Abdurahim Ashiku

 

MIDIS 10.000 PAMJEVE UDHËTOJ…

Në jetë nuk e punova tokën e poezisë, jetën nuk e ngriva në vargje…
Në jetë nuk e punova tokën e fantazisë, jetën nuk e ngujova në rreshta të gjatë pa anë…
Në jetë punova tokën e njerëzisë, fiksuar në foto, ngjizur në portrete njerëzish me emër e mbiemër, me adresë të plotë, me ngjyrat e jetës…
E kam pluguar, mbjellë, ujitur e prashitur si një bujk tamahqarë.
Tash midis pamjeve udhëtoj, me vrap e me hap, çdo minutë, çdo orë, çdo ditë…
Nuk e di se sa do të udhëtoj, askush s’ma thotë, askush s’e di…
Një gjë është e sigurt, me vete s’i marr…
Mblodha shumë pamje në jetë, shumë sy që më shohin dhe i shoh.
Shumë i ruajta, as unë se si, as unë s’e di…
Shumë më humbën rrugëve të gjata të udhëtimit në një kohë duar, këmbë  e gojë lidhur.
Shumë…
Nuk i vë faj kujt…
Vetes po.
Kulturës po.
Jo times, por më gjerë, më gjerë… të kombit.
Jemi popull që nuk ruajmë të shkuarën, të shkruarën, të fotografuarën…
A mund të më thoni se në sa breza e keni fiksuar në kujtesë gjenealogjinë tuaj? Stërgjyshin, stërgjyshen, degët e degëzimet të gjakut tuaj? Sa fotografi apo relikte keni në “muzeun” e kujtesës suaj?
Arë djerr, e pa pluguar, mbjellë e korrur…
Nga ara ime, ndonjë kallëz po mbledh, fushës së korrur…
Nga ara ime, ndonjë zhardhok po shkul, brezareve një mbi një…
Nga pemishtja ime, një shportë po mbush…me mollë, qershi, kumbulla, dardhë e vishnja…
Në Karantinë, në burgun e paparë virusjan, shikoni, qeshni e gëzoni…
E “megjithatë, toka rrotullohet”, ka thënë Galileo Galilei…
Mbi turrën e druve në tym e në flakë…
Nesër me siguri do lind dielli…

Abdurahim Ashiku

Athinë, 14 prill 2020

  • 1.jpg
    476.1kB
  • 2.jpg
    514.8kB
  • 3.jpg
    387kB
  • 4.jpg
    580.2kB
  • 5.jpg
    535.4kB
  • 6.jpg
    503.9kB
  • 7.jpg
    516kB
  • 8.jpg
    597.6kB
  • 9.jpg
    441.1kB
  • 10.jpg
    362.2kB
  • 13.jpg
    437kB
  • 14.jpg
    560.1kB
  • 16.jpg
    519.8kB
  • 17.jpg
    541.1kB
  • 18.jpg
    496.4kB
  • 19.jpg
    462.9kB
  • 20.jpg
    743.5kB
  • 21.jpg
    709.3kB
  • 23.jpg
    507.6kB
  • 24.jpg
    442.8kB
  • 25.jpg
    281.2kB
  • 26.jpg
    594.5kB
  • 27.jpg
    399.3kB
  • 28.jpg
    468.4kB
  • 29.jpg
    469.2kB
  • 30.jpg
    432.4kB
  • 31.jpg
    448.2kB
  • 32.jpg
    406.3kB
  • 33.jpg
    502.4kB
  • 34.jpg
    412.9kB
  • 35.jpg
    513.6kB
  • 36.jpg
    641.2kB
  • 37.jpg
    287.4kB
  • 38.jpg
    589.2kB
  • 39.jpg
    535.8kB
  • 40.jpg
    583.2kB
  • 41.jpg
    420.7kB
  • 43.jpg
    251.1kB
  • 64.jpg
    415.3kB
  • 65.jpg
    601.1kB
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.