17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Abdurahim Ashiku

NJERIU QË ZGJONTE SHATËRVANË…

Në kujtim të Bajram Stojkut, njeriut – NJERI…

Fotoreportazh…

Nga fotoarkivi i gazetarit

Ai iku duke lënë pas një emër me germa të mëdha: BAJRAM STOJKU.
Mbase, në nderin e tij, Këshilli Bashkiak i Dibrës, Rrugën e Stojkeve, siç emërtohet në gjeografinë e përditshme të banorëve të qytetit të Peshkopisë, autoktone me histori brezash trimërie e përkushtimi atdhetarë do ta përjetësojë me emrin “RRUGA BAJRAM STOJKU”…
Do të shkrihen në NJË e kaluara dhe e sotmja…
Unë e propozoj, nga larg në mërgim…
E kërkova në arkivin tim fotografik:
Të pasur në ato që kam fiksuar ndër vite…
Të varfër në ato që në udhëtimin tim larg e larg humbën për të mos u bashkuar kurrë…
Kërkova shumë…
E gjeta në një portret të 9 tetorit 2007…
E gjeta në një duet fotografik të po asaj dite…
Unë dhe Ai…
Ishim ulur në një lokal në hollin e ish Shtëpisë së Kulturës. Gjerbnim kafe, e në shije të saj, gjerbnim kujtime të kohës që jetuam maleve e fshatrave të Dibrës…
Nuk qe e thënë që të uleshim më së bashku…
Koha na ndau për të jetuar mes kujtimesh e respekti që vetëm Ai dinte të ta fuste në shpirt për ta marrë me vete tërë jetën.
Nuk do të shkruaj për Të se kur lindi e ku hodhi rrënjë jetës së tij të vrullshme.
Ai, ndër të tjera ishte njeri i DRITËS në profesion e në udhëheqje për ta bartur mbi shpinë deri në shtëpitë më të largëta maleve të Dibrës…
Nuk kam shkrepje aparati fotografik në portretin e tij, monopateve të dritës.
Kam një film të tërë kur zgjonte shatërvanë…
Nuk e kam kur shpërndante ujin e burimeve të Korabit në Sllovë, Shumbat, Sohodoll, Pilafe…
I shmangesh fotografisë, bujës në gazeta…
E kapa në Burimet e  Kovashicës…
E kapa dhe nuk e lëshova…
Shik si Ai, gjithnjë veshur  bukur, përherë me kollare e i qeshur, më erdhi dhe nuk po e mbaj për vete.
Bajram Stojku është pjesë e atij brezi që iu përkushtuan me mish e me shpirt Dibrës.
Vështrojini me përqendrim fotografitë…
Ato flasin, flasin, flasin…
Nuk pushojnë.
Bajram Stojku iku për të mbetur i nderuar dhe i respektuar për Dibrën dhe Dibranët.
Respekt për Të…
Respekt për familjen dhe të afërmit e Tij në gjak e gjini…

  • NJERIU QË ZGJONTE SHATËRVANË.docx
    13.5kB
  • 642.jpg
    388.7kB
  • 4680.jpg
    172.5kB
  • 4681.jpg
    290kB
  • 4682.jpg
    292.2kB
  • 4683.jpg
    237kB
  • 4684.jpg
    615.2kB
  • 4685.jpg
    485kB
  • 4687.jpg
    616.9kB
  • 4689.jpg
    515.3kB
  • 4690.jpg
    480.3kB
  • 4694.jpg
    314.3kB
  • 4697.jpg
    242.5kB
  • 4712.jpg
    301.7kB
  • 4713.jpg
    590.6kB
  • BAJRAM.JPG
    473.9kB
  • DSC00130.JPG
    602.8kB
  • ME BAJRAM STOJKUN.JPG
    453.2kB

Abdurahim Ashiku

Athinë, 11 prill 2019

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.