28.6 C
Tiranë
E mërkurë, 17 Qershor 2026

Abetarja për shqiptarët e Jugosllavisë, viti 1947



shkruan Fahri Xharra..May be an image of një ose më shumë njerëz

Përkundër peripetive të shqiptarëve, përkundër dhunës serbe mbi ne, pas Luftës së Dytë Botërore, kur fuqitë e medha ( Rusia, Amerika dhe Britania e Madhe ) nuk mundën të korrigjojnë vendimet e Konferencës së Londrës ( 1912 ) ne prapë nuk u tretem falë një atdhedashurie për Kosovën , Luginen e Presheves, Sanxhakut të Novi Pazarit , Maqedoni së dhe Malit të  Zi.
Çdo gjë shkonte kundër vullnetit tonë, me vrasje , debime dhe masakrime,por  falë patriotizmit të atyre që mbetën dashuria për shkollim në gjuhën shqipe  nuk uk u fik. Ne e deshëm shkollën më shumë se kurrë.ne nuk u dorëzuam në dëshirën e serbëve që të shkollohemi në gjuhën tyre. Ishim analafabet, por të mençur dhe atdhe dashës.
Ne nuk kishim shtypshkronja sepse ato nuk na i kishin lejuar, Shqipëria ishte si mos më keq, dhe ndihma nga  shteti  amë mungonte.  Por, le t`ia lëmë të kaluarës dhe të ecim përpara kur sot i kemi dy shtete shqiptare. Të kishim pasur shqiptar të denjë do ta kishim së paku edhe një gjysëm shteti shqiptar.

Shqiptarët nuk heshtën dhe e përatitën Abetaren për fëmijt dhe të rriturit që në vitin 1947, e cila u shtyp normalisht në Beograd. Libri e kishte vlerën e tij pa marrë parasyshë se ku shtypej, nga ai duhej të mësohej së pari  shkrim lexim e pastaj vinin tjerat.

Nuk kam shënime për atutorin dhe pëmbatjen e Abetares , por me rëndësi që e shoh djaloshin me plis në kokë pranë shoqes së tij shqiptare që me etje të madhe donin  të mësonin  ta shkruajnë gjuhën e mëmës.
Nderime të mëdha për guximtarët e kohës që happen shkolla , dhe e shtypen Abetaren .

Fahri Xharra, 25.03.21
Gjakovë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.