PRANVERA E CORONES
Ka ardhë pranvera,
edhe kësaj radhe,
Jo si herë tjera,
e gëzuar plotë hare,
Ka rrëshqitur ,
një virus nga laboratore,
Po merrë jetët e njerëzëve,
kudo mbi dhe!
Po helmon,
blerimin e stinës çdo ditë,
Ka mbjellë farë,
vdekjeprurëse në këtë stinë,
Lulet të gjitha ,
të piklluara nuk i mbyllin sytë,
Petalet prej frikës,
s’i hapin nëpër lëndinë!
Të gjithë zogjtë,
janë strukur nëpër pullaze,
Cicërrimat i kanë ,
veq këngë vajtuese,
Fluturat krahëlehta ,
janë palosur brenda oaze,
Janë shokuar ,
nga lajmet helmuese!
Kudo njerëzia janë mbuluar,
me trishtim dhe frikë,
Gjendje alarmuese,
në çdo cep të tokës,
Rrugët metropole,
heshtja po i mbytë,
Ka rënë në shtretërit e frikës,
çdo njeri i botës!
Ky virus vrastar,
kudo nëpër botë,
Ka paralizuar,
krejt jetën gjallëruese,
Për t’ e shpikur ilaqin,
po punojnë ditë dhe natë,
Luftojnë kundër,
CORONES vdekjeprurëse!
Abide Gashi; 13 mars 2020, Mitrovicë
DOT’ E MPOSHTIM
E pa shpërthyer,
ngelë bomba atomike,
Që e ruajnë në sirtarët,
e fuqive të mëdha,
Por, ku ishte e ruajtur,
bomba bakterologjike,
Që i shpërthejnë predhat,
fshehtas pandarë!
Kjo bombë vrastare,
për shëndetin njerëzor,
Që i shtrinë,
në shtretër të karantinës,
Ka përfshirë kudo,
kufijtë në rruzullin global,
Me qindra dhe mijëra jetëra,
shuan brenda muajve të stinës!
Nga predhat e bombës atomike,
Dot’ fshehëshim,
nëpër shpella dhe podrume,
CORONA virusi,
,po hedhë valle të rrezikëshme,
Fshehurazi po futet,
dhe ekspozohet , nëpër mediume!
Ç’na zuri halli ,
dhe derti ndër shqiptarë,
Por s’ka ç’na bën,
neve kjo bombë e re,
Kaluam sfida,
edhe më të vështira më parë,
Kjo nuk është,
ndonjë risi për ne!
Zoti na krijoj dhe na fali jetë,
dhe vendosë për fatin tonë,
Vetëm ai e bënë caktimin e vetë,
deri kur duhet çdo krijesë të jeton,
Kot bëjmë panikë dhe vikasim,
Mbijetuam në luftë,
CORONEN më lehtë e mposhtim!
Abide Gashi; 10 mars 2020, Mitrovicë
KUR VONOHEN AGIMET ( Ripostim)
Agimet e zbardhuara,
Po vonohen, për të gdhirë
Shtigjet e ngadhënjimit ,
më janë të mbyllura,
Frikësohem , nga gjumi,
s’dot’ zgjohen krijimet
Flejnë në kompjuter,
në sirtaret e folderave!
A dota shohin ,
një ditë diellin e botimit
Të ngrohen me rrezet ,
e e diellit të lexuesve,
Ta ndriqojnë letërsinë ,
me dritën e përparimit
Dhe t’u shërbejnë ,
nëpër shkolla nxënësve!
Rrugës krijuese ,
ka shumë vija të lakuara
Një vijë e drejtë ,
nuk më shfaqet në një stinë,
Të ecë dhe unë ,
shtigjeve të përparuara
Shpresat janë të vogla,
ta mbajnë këtë rimë!
Jeta e poetit ,
qenka shumë serioze
Shpirtin gjithëherë,
e paska të lënduar,
Nuk i durojka mbylljet ,
e portave misterioze
Me kurajo të lartë,
e punë të stagnuar…
Kombi i një vendi ,
mbahet me vepra dhe letërsi
Kulturë dhe fille ,
me burime folklorike,
Jo me nënvlera shundesh,
që të qojnë neveri
Por me libra dhe krijime ,
përherë poetike!
Abide Gashi; 10 mars 2018, Mitrovicē