18.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Adelina Mina

DUA”
Dua të të shoh me sy të thellë ngazëllimtarë,
Që depërtojnë në të fshehtat e shpirtit,
Të hetoj fytyrën për të lexuar gjurmët,
Që ditëve kanë kaluar pa i parë.
Dashuria s’është e pamundur thua?
Dua të të ndjej si të freskëtin fllad,
Si një romancë të zjarrtë të amshuar,
Si një fëshfërimë që hap trëndafila.
“”””””””””””””””””

“LE TË JEMI MIRËNJOHËS PËR NJERËZIT QË NA BËJNË TË LUMTUR, ATA JANË KOPSHTI I HIJSHËM QË BËN SHPIRTRAT TANË TË LULËZOJNË.”
MARSEL PROUST
“ËMBËLSITË DHE MIRËSJELLJET E VOGLA JANË SHUMË TË RËNDËSISHME. NË MARRËDHËNIE GJËRAT E VOGLA JANË GJËRA TË MËDHA.”
STEPHEN R. COVEY
“THJESHTËSIA E JETËS ËSHTË NJË NGA HAPAT PËR ARRITJEN E PAQES SË BRENDSHME.
THJESHTËSIA E VAZHDUESHME DO TË KRIJOJË TË BRENDSHMEN DHE TË JASHTMEN, E CILA DO TË VENDOSË HARMONI NË JETËN TUAJ.”
PETE PILGRIM
“NUK KA MADHËSHTI ATJE KU NUK KA THJESHTËSI, MIRËSI DHE TË VËRTETË.”
TOLSTOI
“NE JEMI, SECILI, TË TALENTUAR NË NJË MËNYRË UNIKE DHE TË RËNDËSISHME. ËSHTË PRIVILEGJI YNË DHE AVENTURA JONË PËR TË ZBULUAR VETË DRITËN TONË TË VEÇANTË.”
MARY DUNBAR
“JU JENI E MREKULLUESHME. E VLEFSHME. ME VLERË. E DASHUR. JO SEPSE TË TJERËT MENDOJNË KËSHTU. VETËVLERËSIMI VJEN NGA VETËM NJË BURIM : VETVETJA.”
KAREN SALMANSOHN
“… SHIHE BOTËN DREJT E NË SY.”
HELEN KELLER
“””””””””””””””””””””

“STATUJA E DINJITETIT”
Botë tridimensionale,
Botë e gjallë,
Bota ka nevojë për marrëzinë,
Marrëzia ka nevojë për botën,
Nëpërkëmbet nga stërkëmbësha,
Unë një prej të gjallëve,
Mbart brenda vetes një tempull,
E djeshmja ka disa mbaresa,
E nesërmja si ndërtohet?
Përse këto drithma!?
Bëj ballë, bëj zë,
Ngre krye, besë s’i zë,
E marr me mend, i njoh këto shenja,
Në shpirt mbaj kështjella,
Erëra si tufan i egër brigjeve të braktisura,
Thyhen në zemër në qendresa,
Ngadalë dhe dielli lamtumirë i thotë botës,
Ndjesi e çuditshme,
Më kujtohen të tëra,
I kam në mendje e në zemër të shkruara,
Si të vendosë shumica, ashtu do të bëhet…
Thashë, – mos e lodh kot veten…!
Bota tridimensionale mbetet…!
Statuja e dinjitetit t’mos vritet, t’mos shembet!
Adelina Mina
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.