18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Maj 2025

Adelina Pali

JAM UNË….!Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe Zmadho

Unë jam mikja jote, e dashur
e ti s’e di
Që çoj orët e ditët, pa fund
në vetmi…!
Ai ëngjëlli i bardhë, i bukur
krahëartë
Kur të shfaqet në natën e thellë
në ëndërra
Jam unë , dhembshuria e madhe
e pafat
Që vetëm për ty i qan, i dhëmb
zemra …!
Po kur agimi zbardh botën
me dritë
Unë vij e rri në dritaren tënde ,
si frymë
Rri e pres zgjimin tënd me ankth
në mëngjes
Dhe buzëqesh me veten, se ndjej
që ka shpresë …!

– ADELINA PALI –

“”””””””””””””””””””

PRITJE NË THELLËSI

Një zë diku thellë seç më thërret,
Sa pranë jemi, por dhe sa larg,
Sa keq, qe jemi ndarë, ndoshta jo perjetë,
Këtu qielli nxin, atje bëhet i artë.
Një zë sa larg dhe sa afër thërret,
Diku atje përtej, dikush digjet nga malli,
Përpiqem që ta përjetoj ketë vuajtje vetë,
Atje matanë po më qajnë për së gjalli.
Ah, ai zë sa me mall po thërret!
Për këtë botë, që dhe pse s’jemi larg.
Ca rreze diellore atje falin jetë,
Këtu mbështillem me pritshmëri te gjatë…!

-ADELINA PALI-

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe tekst

Ende në flakën e kujtimeve rri zgjuar,
Shpirti seç më rri i harlisur, nga një dashuri,
Tashmë zemër vrarë jam nga ndjenja e munguar,
Me frymën e mëkatit , mbeta një imazh për ty.
Teksa dora ledhatonte trupin tënd
Ti seç më the por isha futur në mendime
Se di pse mendime të marra më vijnë nëpër mënd,
Eh , kam frikë se do më mbetesh vetëm në kujtime…!

-ADELINA PALI-

“””””””””””””””””””

NJË PIKTURË E PA ARRIRË
Nuk më mjaftojnë as penelat, as ngjyrat,
As qielli s’mjafton po të jetë letër,
Që të pikturoj nënën time,
Perëndeshën time që e kam në zemer.
Por bukurinë me penela nisa të hedh,
Këtu, mbi këtë fletë të thjeshtë vizatimi,
Të gjithë nektarin e dashurisë mbledh,
Ndërsa sytë të shndërisin nga gëzimi.
Me të bardhën shpirti yt më ngjason,
Ndaj e hodha pa kursim tek ti,
Zemra me të kuqen e ndezur më zgjon,
Që më dha pa fund vetëm dashuri.
Mbi flokët e bukura të vura një kurorë,
Ty mbretëresha ime si mbi një kala,
Ah, nuk mundem si duhet të të pikturoj!
Nuk mund ta derdh me penela dashurinë e paskaj…

-ADELINA PALI-

3/12/2020

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.