TË DUA SHUMË …!
Ti më sheh me ata sytë e shkruar
Teksa hëna në qiell të errët ndriçon…
Vështrimet e tua mbrijnë tek unë
Shpirti lumturohet e zemra gufon !
Dhe ndjej një zjarr që më përvëlon
Zemrën seç ma dogji shkrumb…
Çdo natë në ëndërr të shikoj
E ndjej se të dua tepër , pafund !
Tani e di mirë , e kam kuptuar
Se cili është motivi , që unë jetoj…,
Je ndjenja më e bukur , qe kam provuar
Ty …dhe vetëm ty , të dashuroj !
Shpesh herë sytë e mi për ty qajnë
Kujtimet e ëmbla më lënë pa gjumë…,
Lotët nëpër faqe si margaritarë
Le ta dëgjojnë të gjithë : ” Të dua shumë “
-ADELINA PALI –
“””””””””””””””””””””

SIKUR TË MUNDJA
Sikur të mundja , do të desha.
Hënës , ti jepja me shumë vezullim
Diellit ,edhe më shumë shkëlqim.
Planetëve të shkretë , tu falja jetë !
Sikur të mundja, po…
Qiellit , do ti shtoja kaltërsinë .
Detit , blunë dhe valët me shkumë .
Njerzimit , përjetësinë, harmoninë .
Me paqe , dashuri e punë …!
-ADELINA PALI –
“””””””””””””””””
ËNDËRR
Tek unë i mbështetur , të flije pak gjumë.
Por sytë s’të bindeshin si për dreq.
Ishe llastuar cdo natë, qe unë….
Të të thosha të dua, pëshpëritur në vesh!
E natën vonë, kur ti flije i qetë.
Zili të pata , c’ëndërr shihje vallë!
Dhe kokën mbështeta e fjeta mbi ty.
E në të njëjtën ëndërr u gjendëm perballë.
-ADELINA PALI-