“”””””””””””””””””
Shpesh herë bie thellë në dëshpërim,
kjo heshtja jote po më mundon.
Vështroj yjet gjersa zbehen në agim,
duke pritur të më duash si gjithmonë.
Ndoshta vërtetë të dukem si kotele,
por jam e butë porsi një manare.
Ti, si nje kalë i tërbuar mezi më përkëdhele,
bëhesh si luan,ndjenjat të ikin fare.
Por për çudi tërbimi yt më çmënd më shumë,
kridhem e bëhem njësh me trupin tënd
Teksa shoh që nuk përmbahesh ,bëhesh prush,
më afron pranë vetes e më puth në çdo vënd.
S’e di, s’e di se ç’ndjej kur jam pranë teje,
teksa më rri me nurin tënd përbri.
Një vërshim gjaku më zien ndër deje,
ndërsa ti zbutesh e më merr në gji…
-ADELINA PALI-
“””””””””””””
Ti, je mikja ime,që më bën të buzëqesh
Ti, që më lumturoje kur më gjuanin me gurë
Ti, që si një perëndeshë zbrite prej resh
Ti, qe nuk më braktise kurrë.
Sot dua të të kthej sado pak lumturi
Është shumë pak, para gjithçkaje që me fale
Nuk vlen asnjë fjalë, as një urim
Më ndejte pranë e kurrë s’u ndale.
Ndaj sot të të jap bekimet e Zotit, dua!
Të të uroj ditët më të lumtura në çdo hap
Nuk dua të resht ditëlindjen për të të uruar
Bashke të dyja yjet nga qielli ti zbresim nga lart…