2.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Adriana Benga

 

* Jam puhizë *

…Ti pasqyrë e kristaltë e mendimeve te mija
Shëmbëlltyrë veprimesh që shumë të ngjaj
Sa herë brënda meje krahet hap nostalgjia
Portretin tënd si vello e mbaj

Si nimfë e dalë nga thellësitë
Kur bregun tënd me buze takoj
Në sy me ulen mrekullitë
Dhe ty me shumë të adhuroj.

Imazhi yt leviz mes ujrash
Dhe ngjyre kristali ngado shkëlqen
Unë të kam thënë se jam puhizë.
Dhe trupin tim tek ty e gjen

Në ajër ndihen serenatë
Është mbremja ime liqenore
Unë pres agimin kur vjen nata
Dhe flas me flladet pranverore.!

– Adriana Benga –

* E bukura hënë *

Ka dicka të mbinatyrshme tek shkëlqimi i Hënës.
Dicka mistike, dicka që gjithmonë dhe më shumë më tërheq.
Ajo ka gjithë pafajësinë e një shpirti tè lirë.
Mister i pa kuptueshëm për këdo që e sheh.
Vetëm mirësi dhe dritë i bën njerëzimit, shtigjeve të mistershme të jetës.
Imazhin tënd , shpesh ma përciell.
Pastaj shpërbëhesh në mall dhe mungesë.
Ulem dhe bisedoj në heshtje.
Ç’do të fshehtë ti e ndjen.
Një sekret te them o Hënë.
Për këdo që lufton, humbja turp nuk është.!

– Adriana Benga –

. * Dy lule *L'immagine può contenere: 3 persone, persone in piedi, cielo e spazio all'aperto

…Ju celët sythet atë mëngjes pranvere, bashkë me të tjera lule, molle , pjeshke, qershie dhe kumbulle
Lumturisht na dritheruat shprtin te gjithëve.
Aromë freskie, petale me ngjyra ,shpërndate kudo.!
Nuk di se sa kohë ne pritem me ankth , ju të vinit nga dashuria .
Mami ju morri në duar dhe dridhej si një gjethe e zverdhur, jete
dashuri , perkujdesje ju dha.
Vitet rrodhën si ujvarë
Dhe ju shpejt u rritet.
Duke qënë jo vetëm drita e syve të prindërve, por edhe shoqe dhe mike të mira.
Edhe 100 vite të lumtur princesha
Uroj që jeta juaj të jetë e lumtur dhe e gëzuar si shpirti juaj kristal .
Qofshi gjithmonë rrethuar me njerëz të mirë që t’i doni dhe t’ju duan…
Ju plotësofshin të gjitha deshirat dhe ëndrrat tuaja. Se ju i meritoni vërtet…
BEKUAR.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.