16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Adriana Kongjini Bala

Tema:”Liri njerëzore”

“Fluturo” moj zemër,
Lart nëpêr bregore,
Ndihesh aq e lumtur,
“Si fëmije” në fillore.
Mos ju tremb stuhive,
Hapi krahët e lire,
Mos pyet si u “gdhive”,
Te genjëjnë kur te thonë “mire”
Fluturo si shqiponja,
E qeshur dhe gazmore,
Të shijosh bukuritë,
Të ndiesh ,”liri njerëzore”
Bashkohu me dashurinë,
Mos krijo urejtje,
Mos lëndo njerëzinë,
Për të gjithë është kjo ” vërejtje”
Bota është e bukur,
Ta gëzojmë këtë dhuratë qiellore,
Te pushojnë me bomba dhe cfarë kanë për dore,
Te gëzojme së bashku, …liri njerëzore.
Autore
Adriana Kongjini Bala
Mund të jetë një imazh i 1 person

Mund të jetë një imazh i libër, lule dhe teksti

“Vetëm të kemi DASHURI”

Eja se malli më dogji,
Si të djeg dielli në gusht,
Sytë me lot janë mbushë,
Dhe murin “godas” me grusht.
Merëm në telefon të mjerin,
Se mendjen tek ty e kam,
Sapo shkruaj tek defteri,
Një fjalë të lutem ….I prekur jam.
Po si ujë i” pi lotët”
Edhe mallin dua të shuaj,
Je larg , dhe stë” kap “dot ,
Pse më bën që shumë të vuaj.
Pse të “mori “larg kurbeti,
Edhe mua më harove,
Me kaq lot ,u “mbush dhe deti,”
Sa të dua,… nuk më diktove??
Eja pak të të shikoj,
Se më duken kot të gjitha,
“Manushaqe” nuk të kuptoj,
S’ mé kalon as nata as dita.
As më thua vetëm një fjalë,
Pse më ikën si me naze,
Stë vjen keq që jam djalë,
Pse më bën të kem maraze.
Eja dhe lere kurbetin,
Eja që të jemi të dy,
Se do “hamë peshk” majë malit,
Vetëm të kemi DASHURI.

Autore

Adriana Kongjini Bala

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.