“”””””””””””””””””””””
Po vinë festat e fundvitit,
Kohë me re dhe pak e ftohtë,
Në oxhak zjari çikëre ndriti,
Unë për ty zemerën e kam ngroht.
Të dërgova letër me një pëllumb,
Të të takoja tek portokalli,
Kam frikē se mos të humb,
Dhe do “digjem” si drutë nga zjari.
Erdhe ti dhe ” iku” të ftohtit,
Zemra ime si në gusht në vapë,
Ty nga sytë të ikin lotët,
Unë si oxhaku kur rëmben flake.
Hëna të ledhaton trupin,
Yjet të ndriçojnë në sy,
Flokët të derdhura mbi supin,
Ndihem I lumtur që kam pranë ty.
Me buzën e kuqe që çeli si lule,
Nata binte era lule portokalli,
Me bukurinë e gushës moj nure,
Erdha nga larg se më kish djegë malli.
Ashtu hëna na buzëqeshte,
Bari ngjan si qylim I qëndisur,
Ti në krahët e mia je, aty ku deshe,
Edhe pse është dimër… kisha djersitur.
Dalëngadalë mëngjesi buzëqesh,
Lulet e portokallit si dallgë deti,
Hëna e bukur të fshihej ju desh,
Ne të dy përqafuar na gjeti.
Autore
Adriana Kongjini Bala
“””””””””””””””””””””””
Seç më” prenë dhe më coptuan”
Edhe të qeshur nuk më duan,
Edhe për mua …nga zilia vuan
Trung dhe degë mi “rëzuan,”
Dhe nga shoqet më vetmuan,
Nga plagët shumë mē lënduan…
Unë prapë me vështirësi,
Më ka “ngelur “edhe një sy,
Askujt nuk I mbaj mëri ,
Inatin e kthej në dashuri,
Mbi të gjitha jam njeri,
Më kanë “potisur “me mirësi,
Që kur isha nê fëmijëri,
Prandajë “lulëzoj” për bukuri.
Autore
Adriana Kongjini Bala