Te gjitha rruget te sjell tek ti
nga do qe ti marresh rreth e rrotull
si nga jugu ne veri
si kur kalon ne fusha male e koder.
Po une po ndalem tek kjo rruge
e shikoni eshte e bukur shume
dora e njeriut kete e krijoi
prane liqenit e projektoi.
Sa e bukur eshte kjo rruge
kur kalon thua te mos mbaroje kurre
ajri i fresket kur kalon
ngjyra e kalter te frymezon.
Edhe se eshte e ngushte shume
e kane projektuar me shume kthesa
kjo rruge me con atje
ku te gjitheve me thone e u them tungjatjeta
Kur udheton per tek ti
gjithmone ke diellin perballe
drite tij permbi liqen
rrezaton porsi ar.
Me pelqen shume kjo rruge
qe ne sjell ne viset e tua
eshte vendi ku linda e u rrita
ta them me gojen plot ty te dua.
Eshte vendi ku me lindi nena
ku une thitha gjirin e saj
ku cmoj sakrificen e bere
ku shtylla e shtepise ishte babai.
Ku kemi qene si nje grusht i vogel
te gjithe tok vellezer e motra
ku njihej halla edhe daja
ruhej fisi edhe fara.
Kjo rruge do me bjer tek ti
ne cdo prag ne cdo shtepi
qofte ne tulla e me gure
catija qe s’do e harroj kurre.