22.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

Afrim Caka

JAM I DETYRUAR TË FLAS KUR DUA TË HESHT PËRBALLË “HERONJVEˮ TË MARRËZISË
Goditjet nuk ishin të befasieshme, mizore. Dretësia e trullosur vështronte Ridvanin e Pdk-ës dhe fjalorin e tij banal e të pistë. Për herë të parë në jetën e Dardanisë shtet i stërlashtë, presidentja e qëlluar mijëra herë nga katapultat e Ridvanit të PDKYS. Pas “gjymtimit” të tmerrshëm drejtësia u duk sikur u shurdhua.
Gjatë gjithë javës presidentja e Dardanisë u bombardua çdo ditë. Gjithçka tjetër u harrua. Nuk flitej gjë tjetër veçse për sulme e fjalor banal ndaj Vjoses. U kalua pothuajse ne heshtje edhe për gjakderdhje, që u gjend e ofenduar ndaj të gdhirë, fill pas zgjedhjes si Presidente e Republikës. Ridvani, ashtu si dhe kërcënuesi dhe ofenduesit nuk mbetën të panjohur.
Pamja e tij e jashtme ngjallte frik, zhvillonte analiza e bërë rreth ciklit të Hashim Thaçit dhe, të them të drejtën, ai frekuentohej nga shumë analistë shqiptarë, pasi e tërhiqte oratoria e tij, gjuha e trashë banale e folur keqë si dhe kultura e gjerë që ngjante me një çoban dhishë e thishë.
Filloi tragjedia e presidentes demokrate, nënë diktaturën e proletariatit Pronto. Hyri dhuna, ofendimet dhe gjakderdhja për të shfarosur demokraten dhe gëzimi mizor për gjakderdhje me forcë e me mospërfillje të sovranit. Propaganda e prontos kishte përshkruar më tepër…
Spikama e vjetër e prontos, ajo që vite me radhë kishte turbulluar mendimin shqiptar në emisionet e tija në RTK-ë, po shfaqej përseri katundi i Ridvanit. Gjuha e trash vazhdonë. Ridvani i egërsuar përse? Edhe kjo na duhej, t’i turrej presidentës Osmani! Si do t’i turrej presidentes Vjosa Osmanit. Do t’i turrej që ç’ke me të. O gjëmë e zezë! Do t’i turrej kundër Vjosa Osmanit dhe Dardanisë, në një nga orët më të liga të saj.
Qenka e vështirë të jetosh në kohën, kur fjalët humbin kuptimin “t’pshu… në presidenten që e kemi, bre nanën ta q….., etj.”, dhe shndërrohen në fjalë-paçavra nga maskarenjtë me lëkurë të trashë, që kurrë s’e ka njohur të skuqurit nga turpi. Se mos ka parë dikush të jetë skuqur nga turpi lëkura e bualit apo e krokodilit.
Cilësitë mendore mund të ndryshojnë lehtë nën ndikimin e edukatës familjare e partiake të tij. Ndërsa cilësitë e karakterit pothuajse nuk ndikohen fare nga veprimi i tij. Po qe se edukata familjare vepron mbi to, kjo ndodh vetëm te tipat e lig e të poshtër që nuk kanë pothuajse moral e karakter të fortë rrjedhimisht anojnë lehtë në atë anë ku i shtyjnë të tjerët qofshin ata “pronto apo serb”.
Dhe poshtërsitë e tij paskëshin qenë më të zeza se ato Valon Sylës, Vehbi Kastrati, Parim Ullurit, Ilir Morenës, Shqipe Pantinës, Berat Buzhalës, Faton Abdullahut, Dardan Gashit, Ardian Kastratit dhe ato të fqinjëve tanë. Faktori kyesor i rënies së ndonjë populli është dobësimi i karakterit të tij. Zhvillimi i egoizmit. Dobësimi i iniciatës e vullnetit. Dobësimi i karakterit dhe moralitetit. Rënia e kohës së tij, i shkëputur nga kombëtarizmi shqiptar, me emrin Ridvan Berisha…
Ridvani i ngjante aktorit me veladon, që hynë në skenë, atëherë kur të jetë krijuar atmosfera tragjikomike, e dramës dhe linjat e veprimit dramatik të tij janë fiksuar, që arrinte deri në kufijtë e naivitetit dhe të traumave të veçanta. Të them të drejtën nuk e përcolla me ndonjë vëmendje në TV e media, përshkak të pozës së tij, që fillon me ritmin e pa ngadalësuar të të ofenduarit, i cili shumë shumë herë është në kundërshtim të plotë me përmbajtjen mjaftë të tejdukshme të fjalorit të ndyrë e poshtër, për të vazhduar me zërin e çjerrë posaçërisht dhe mimikës, që i shërben si maskë “engjëllorë” për fytyrën e djallit.
Nga kodra e katundit apo qytetit të tij në Drenicë, Didvan Berisha kishte mbledhur një pjesë të madhe të ofendimeve nga gjuha trashë antike, të cilën përbënte trupin e një gjarpi shtëpie, që nuk ngurronte t’i krahasonte ofendimet e sharjet me dritën jetësore të Hashim Agës i cili gjindet në biruc – si ne dikur motit.
Phu, phu, bastardë, pjellë e turpëshme, i ikur nga ferri i Dantes, krimba xhirizës, vetë Pronto i ka krijuar këto këngë plotë turp. Ulërimat e Ridvanit si krrokama e sorrave që depërtonte në çdo skutë të PDK-ës. Shumë u shumzuan këto të mallkuara sorra e laraska në këto njëzet vjetët e fundit. Çerdhet i ndërtuan nëpër strehët e zyrës së partisë së tij. Shumë u shumzuan këto të mallkuara sorra në këto njëzet vjetët e fundit.
Ishte e qartë se ky llum i dalë mbi sipërfaqen e RTK-ës, i nxitur dhe i përkrahur nga ish pushteti autoritar i pushtuesit Hashim Thaçit e tani Enver Hoxhaj, po mundohej t’ia impononte RTK-ës dhe politikës me gjuhën e tij të trashë një matje tjetër të kohës, e cila do të vononte udhëtimin e saj drejtë demokracisë.
Nervoza, rrugaqëria dhe mllefi ndaj (presidentës Osmane dhe ndaj votës së sovranit) e kishin burimin në parandjenjën e Prontos, në hulacinacionet, në neurozë e në paqendrueshmëri shpirtërore, në ndonjë urrejtje seksiste e të flliqur apo në farë obskurantizmi fetar, por në të vërtetën e tij jetësore, po shfaqej në vrazhdësi, të cilën mund ta kuptojnë vetëm ata të PDKYS që përjetojnë në tërësi dhe ia njohin të gjitha ligësitë dhe përmasat tragjike të tij.
Kasabanë e Dardanisë e ka mbuluar veli i një heshtjeje të çuditëshme, me të cilin grisin krrokatjet e sorrave mbi lisat e kulmet e partive politike, nëpër parlamentë e rrugë. Politikanët, deputetët e moderatorët sikur kanë harruar të flasin e, edhe kur flasin, flasin me zë të lartë thuajse flasin vetëm me veten e tyre. Pëshpëritet se Ridvanët kanë filluar të shndërrohen në sorra e laraska, që krrokasin e glacojnë kudo.
Por le të përpiqemi për një çast të përfytyrojmë Ridvanin me një kultur me të vërtetë seksiste të një rrugaqi, që të “mos” jetë i lidhur me një kohë a vend të veçantë dhe që të “mos” jetë një maskë e origjinës dhe tiparit PRONTO. Shpesh, urrejtjet e zgjedhura nga Ridvani për të ilustruar rritjen e kulturës ofenduese dalin që, për prejardhjen dhe për një pjesë të madhe të tërheqjes së tyre për pushtet dhe prestigj, i detyrohen njërës ose tjetrës prej qendrave të fuqisë dhe kulturave brenda partisë së PDK-ës.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.