28.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Afrim Caka

ËSHTË TREKËMBSHI RAMA QË PËRDITË VARET KOMBI NË LITAR Një letër drejtuar, personalisht Edi Ramës! 9 mars 2021 Gjakovë Si e ke kaqë të mpirë mendjen tënde. O kryeminister i mirë? Hap i pamatur politik. EDI RAMA, jeni nënpunës i turqisë, serbisë dhe i greqisë. Mos harro se je shqiptar!!! Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk ka pasur një martirizim të tillë nga turqit dhe rimohuesit shqiptarë: “Pesë shekuj dënim”. “Unë besoj se ata që punojnë kundër shqiptarëve e kundër shtet-kombit të tyre, edhe me kenë gjak i gjakut tim janë armiq për vdekje të shqiptarëve dhe duhet të marrin shpërblimin e merituar nga drejtësia”. Para syve tanë po bëhet çdo ditë serbizimi, turqizimi dhe greqizimi i Shqipërisë dhe shqiptarët e tharë nga trutë s’ndërmarrim asgjë. Rrimë duarkryq dhe sodisim. Jo rastësisht sintagma kancerogjene: Shqiptari duar në xhepa, u bë këto ditë edhe titulli i një shfaqjeje teatrore në Turqi dhe ne shqiptarët s’jemi në gjendje të organizojmë qoftë një protestë publike për ta ndaluar këtë njeri përbindësh.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Kjo është një letër dhe një zë i thjeshtë i imi, i sinqertë, konstruktiv e qëllimmirë, por gjithsesi dramatik, që vjenë nga poshtë, nga Gjakova; nga qytetarët e saj. Le të shpresojmë se ky zë i imi nuk do të bien në vesh të shurdhër. Kjo është era e krimit dhe era e tradhtisë. Një tradhëti e turpshme, për të mbajtur me forcë një pushtet të pa merituar. Gjak duan këto krijesa të mjera, gjak duan shpirtrat e tyre pa gjak shqiptari, prandaj zvarriten e pickojnë si krimbat helmues si: Rama, Saliu, Lushi, Meta, Kryemadhi me fajsinë dhe me pafytyrësinë e tyre! Shtet quhet Rama më i ftohti prej të gjithë përbindëshave. Ai gënjen gjakftohtë dhe kërcënon mësuesit dhe mësueset dhe ja çfarë gënjeshtre rrëshqet nga goja e tij: “Unë jam shteti, unë jam ky popull”. Shteti nuk është popull. Shteti është vetën shërbëtor i popullit dhe Rama duhet të veprojë si shërbëtor i popullit e JO si nënpunës i turqisë, greqisë e Vuçiçit. Çdo shqiptar të koltivuar kombëtarishtë, që do ta bënte në atë kohë këtë lundrim, do t’i kujtohet patjetër diçka nga historia ose, së paku, diçka nga perandoria e errët turko-greke dhe nga ajo e bashkëpunëtorëve shqiptar, trysnin e të cilave, Shqipëria, e gjendur midis të keqes shqiptare dhe asaj greko-turke, e kishim provuar shumë kohë përpara. Ajo trysni kishte lënë gjurmë në fytyrat e çdo shqiptari, në fytyrat e çdo qytetari dhe fshatari dhe në psikiken e tij, ishte trashëguar si fatalitet nëpër shekuj, e tani së fundi edhe nga një “kryeministër e jashtëm” shqiptar injorantë e rimohues i Atdheut, që mohoi Çamërinë, gjuhën, flamurin dhe çdo gjë. Shkoi edhe më largë duke e njollosur edhe historinë e Çamërisë dhe nënën Shqipëri duke i futurë edhe turqit e vegjel në orët e mësimit… E vertet nuk je Kryeminister për tu konfrontuar e mbrojt Shtetin e Shqipërisë por je “Kryeminister i jashtëm” servil i pa kurrizor! Nëse njerëzit, të cilët e krijojnë politikën apo ata që zbatojnë atë, kanë nivel të ulët e primitiv të kulturës politike, ata nuk çajnë kokën për mjete e realizmit të qëllimit politik, i cili në këto raste arritet për mes krimit të hapur e tradhtisë. Ky nivel primitiv i kulturës politike, kategorit morale i përjashtojn, humanizmin e shpall “persona non grata” ndërsa racionalitetin e vret siç e vret kombin e vetë. Në librat e historisë, fëmijëve në shkollë duhet t’i mësojmë jo vetëm emrat e dëshmorëve dhe Rilindasve, por edhe emrat e tradhtarëve, emrat si – Edi Kristaq Rama, Andi Bushati, Sali Brisha, Lulzim Basha, Ilir Meta etj., deri te këta emrat e vegjël, vogëlsirat e vogla si Pandeli Majko e Mero Baze që i thanë “Urime Rama” që do shkosh ti ta japësh gjuhën Pro Erdoganit dhe detin Greqisë… Deri te këta emra duhet t’i mësojmë. “Një piktor i fantaksur që vjedhi ikona nga manastiretӫ shqiptare dhe i shiti xhadeve e shesheve të Parisit. Këthehet nga Parisi për tu bërë edhe kryeministër i Shqipërisë. Shiti detin Greqisë. Hoqi nga librat e historisë emrin Çamëri. Tani edhe gjuhët afroaziatike (serbo- turke) i futi si lëndë mësimore në Shqipëri!!! Tani i ka ngelur vetëm të heq Skënderbeun si hero kombëtar dhe të shpall Taip Pasha Erdoganin, Baton Haxhiun dhe Aleksandar Vuçiçin “hero”. Rama ka qenë një piktor politik, në kuptimin më të gjërë të kësaj fjale. Çështja që ai përqafoi dhe për të cilën u detyrua të shkonte në mërgim në Francë si “Ministër i Transportit të ikonave” të vjetra shqiptare. Plagët e Historisë ende nuk janë mbyllur, ende kullojnë gjak. Harresa e saj ende nuk e ka përfunduar punën e saj, veçse mund ta marrim me mend se një ditë Kristaq Rama dhe i biri tij Edi do të njihen vetëm nga shënimet në fund të faqes, njësoi si Ballaban Pash Badera apo Haxhi Qamili, të cilët jashtë kësaj komedie nuk ekzistojnë më. Në këtë kohë të liga populli s’ka pasur nevojë për Ty, në këtë kohë Shqipëria s’ka pasur nevojë më shumë se kurrë për Ty. Edhe sikur deri sot të ishe njëri nga ato ikonat që kanë jetuar jashtë dhe janë formuar xhadeve të Parisit dhe të kanë krijuar jasht, sot do të duhej që Ti të mos ktheheshe në atdhe – por të mbeteshe një kryeministër i jashtëm. Fjalë të rënda janë këto që t’i them unë o “vëllai im” EDI RAMA, por, e thashë në fillim, që do të shkruaj hapur. Nëna shqipëri është mësuar gjatë shekujsh që shumë bij të saj t’ia kthejnë shpinën. Nuk je Ti i pari, ndoshta e dhashtë Zoti do të jesh i fundit! Nëna Shqipëri mundet edhe pa një kryeminister grek, serb e turk si Edi Rama dhe pa një Edi Palaçon, edhe pa një Edi siç je Ti. Do të mundet sigurisht, ndonëse me zemër të plagosur, por megjithë këtë ajo do të ecë rrugës së ndritur, rrugës së demokracisë për një Shqipëri Etnike. Por, unë të pyes Ty si kryeministër i jashtëm – Rama: “Vëlla”, do të mundesh Ti pa Nënën Shqipëri??? Totalitarizmi Ramjan nuk njeh komb e atdhe. Por a është vallë kaq lig, servil, i kapur e izoluar nga turqit, grekët e serbet sa ç’duket ky nalet kryeministër? Tradhtia e Ramës, edhe ai ngrihet mbi historinë e Çamërisë dhe mbi gjenocidin turko-grek, parim barazie midis fajitë grek dhe ndëshkimit turk, zëdhënës i së cilës bëhet kryeministri ose piktori i fantaksur karikaturave të Europës. Rama si ferri bëhet çelësi i Historisë. Parajsën universal që e vonon, e zëvendëson një univers tjetër turpi, krejtësishtë i prekshëm për fat të keq. Qeveria e Rames është më e inkreminuara dhe më e korruptuara në Botë. O shqiptarë akoma se kuptuat se s’mund të bëhet një parti me plehrat e vjetra si piktori fantaksur Edi Rama me doren e vjetër përfshirë edhe babain tij “Kristaqin”. Kristaqi ka qenë gjithmonë kështu dhe në ndërgjegjën e tij rëndojnë mjaftë pesha e krime të vjetra e të reja të cilat duken sikur do të harrohen, por nuk harrohen e s’mund të harrohen kurrsesi. Ne shqiptarët diçka më mirë se të tjerët e kuptojmë këtë. Në këtë mënyrë të veçantë Ramën e ka frymzuar idenë se tradhtia mund të ndërrojë histori dhe kahje: Hakmarrja e turqëve dhe e grekëve qe në një shpërpjesëtim të atillë, se tradhtia Ramjane kaloi në anën e turqëvë e grekëve. Edi Rama jeni turpi dhe pamorali i Shqipërisë, thonë të tjerët gjakovarë. Çfarë i duhet ky njeri Shqipërisë? Një forcë politike pa legjitimitet dhe pa identitet sigurisht i shërben vetëm kryeministrit dhe oligarkëve dhe njrëzve të familjes tij, të cilën shtetin e ka kthyer nga një forcë politike në një biznes privat për premtime dhe ambicie financiare, të cilat kanë ecur shumë gjatë këtyre viteve, ndërkohë që Çamëria hiqet nga librat e historisë, “Korça, Himara, Gjinokastra bëhen greke” dhe shumë shqiptar bëhen grek dhe ikin nga Shqipëria. Në këto peizazhe nëntoksorë pështjellohen e kaluara TURKE e ÇAME, e tashmja dhe e ardhmja e Korçës, Gjinokastres, Himarës etj… Saliu, Lulushi, Kryemadhi e Meta e kanë hallin te vetingut! Nuk ka asnjë dyshim se sot më shumë se kurrë Shqipëria nën sundimin e tyre, edhe për shkak të humnerës që e pret ne shqiptarëve dhe Shqipërinë i duhet edhe një rrugë e gabuar, pa vision të balancuar dhe e vë shoqërinë shqiptare në binarët e gabuar. Dhe shqiptarët si komb, të mos kenë një të ardhme normale? Liria që japin këta është liria e shëtitjes në burg me disa lloje dhe me disa lloje gardianësh që të dhunojnë në vazhdimësi nderin, dinjitetin, familjen, kombin dhe të ardhmen, e ku duhet të përballësh me hajna, tradhtar e kriminela. Ajo që nuk na shkonte ndërmend ta ndryshonin, ishte orientimi kundërshqiptar. Shqiptarët jetojnë sot si i vdekur dhe nuk na marrin për të gjallë. Por këta tradhtarë duan që fajin të na lënë në derë ne shqiptarëve. Bota do ta quajë ndërgjegjën e larë dhe, kjo do të jetë fatale për Shqipërinë. Dhe mund të shtoj se një popull midis të gjallëve ndihet i vdekur. Dhe e keqja s’mbaron me kaq. Moskuptimi ynë si komb, në të dy anët e pasqyrës, vazhdon, mjerisht bimorti i (dy vdekjeve) të Shqipërisë e Dardanisë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.