MEDIOKRITETI DHE SJELLJET E TURPSHME TË KËTIJ MJERIMI POLITIK SHQIPTAR
Nyjetimi i gjuhës dhe pendes sime shtron, para së gjithash, çështjen e subjektit të thëniezimit të shkrimeve të mia. Kështu veproja si për shkak se në këtë mënyrë, mendoj, do t’i bëja një padrejtë vetvetes dhe duke mos ndenjur gjithnjë indeferent ndaj kujdesit të lëxuesve të mi.
Arsyetimi tjetër që më shtyri të bëjë këtë shkrim është fakti se dita më ditë po bëhem i vetëdijshëm për vonesën që po pëson qëllimi i popullit tim drejt çështjes kombëtare. Dhe mendoja se nuk e kisha lehtë të zgjedh disa çështje midis politikës dhe mendimeve të mia, që, pa iu shtruar shumë kundërthënieve, e as pa më obliguar njeri që për parimet të them më shumë se ç’dëshiroj, megjithatë do të tregonin qartë se çka mundem e çka nuk mundem rrethë shkrimeve të mia.
Nuk e di nëse pata sukses në këtë punë për çështjen kombëtare, e as dëshiroj të parathem gjykimin tim e kujdoqoftë të lëxuesve ose komentuesve, sa kohë që flasë për shkrimet e mia. Por do të isha shumë i kënaqur po t’i nënshtroheshin kritikes, kështu që, me qëllim që të kem sa më shumë mendime e kritika, lus të gjithë ata miq e dashamirë që kanë farë vrejtjesh të marrin mundimin e t’ia adresojnë shkrimit tim.
Ka dy mënyra për ta bërë mediokritetin politik si profesion të vetin. I korruptuari ose jeton për lekun, por edhe ose jeton prej korrupsionit politik. Përkundrazi si rregull politikani i korruptuar i bën të dyja, të paktën nga ana ideore, por në të shumtën e hereve edhe nga ana materjale. Të tillë ishin politikanët tanë të korruptuar.
Të gjitha luftërat partiake nuk janë vetëm luftëra për qëllime objektive, por para së gjithash edhe akraballëqe në shpërndarjen e posteve. Elementët e agjitatorëve, për të cilët hajdutët kanë nevojë, të mund t’i garantohen gjithnjë ato shpërblime. Shpërblimet e jashtme janë – avantura, fitorja, preja, pushteti dhe qoshet e ngrohta. Por jo vetëm kjo ideologji, edhe atje ku ajo subjektivisht është e pa ndershme etik i etjes, e cila është e lidhur me dyfytyrësinë.
Ky bashkim forcash të errësirës, ky denigrim i paramenduar, kjo sëmundje ose kjo simbiozë është forma e tyre dhe jo brendia që e afron modelin korruptiv… domëthënë katastrofës. Më saktë, ndryshe nga natyra e tyre që kishte veç një mundësi: vdekjen e pashmangshme, kombi ynë i kishte të dyja mundësit – vdekjen ose pavdekësinë.
Tek kombi shqiptar dhimbja nuk kishte gjetur shpagimin patologjik në të. Në këtë rast të tillë i erdhi përshtat ideja e së keqes, se ajo e lutjeve të “bekuara” Egoizmi e Ligësia, sepse në këtë periudhë të politikës së vdekur të realitetit politik shqiptar, sipas tyre në lutje do të ishte përzier fjala e kundërt antiDardani. Apo të luftojnë gjer në fund dhe do t’i mbajnë fort frenat e pushtetit korruptiv?
Për këto do të jap disa shembuj të nxjerrë nga vrojtimet e mia. Nga Egoizmi i tyre mund të rridhnin lakmia, babëzia, epshi, interesi personal e familjar, padretësia, hajdutëria, arroganca, ligësia, shpifja, paturpësia, urrejtja, tradhëtia, mashtrimi, etja për hakmarrje, MIZORIA anti-shtet e kështu me radhë. Rrrënja e egoizmit është më shtazarake, e rrënja e ligësisë ëshë më djallëzore. Në varësi të asaj se cila është më e fortë, ose në varësi të politikanit – nxitësit. Me këto sjellje i japin pasqyrës së tyre të tmerrëshme e antimorale si princër të errësirës së krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Politikanët në ikje nuk kanë kauza, nuk kanë kërcel ideologjikë kulturor e politikë. Gërmadha e tyre politike ka ndërtuar parti me fosile të vjetra.
Shpeshherë zgjedhjet e pritshme e kanë humbur vlerën; ato ishin më shumë një ratifikim pushteti dhe krimit të organizuar se sa një garë e drejtë. Në muajt e fundit të detyrës të qeverisë Kurti, historiani Richard Pipes (që e kishte mbështetur pa masë atë) e quajti rrëzimin e Kurtit “grusht shtet” – dhe Pani emëroi kryeministër Dullen e Hotit nga Ratkoci. Historiani Richard Pipes dënoi grushtin e shtetit, u kërkoj shqiptarëve të rezistonin dhe i bëri thirrje trupave policore që të mos u bindeshin urdhërave të politikanëve të korruptuar të Panit.
Dulla i pazareve s’kishte ndonjë respekt për institucionet tjera të vendit, veç thesarit, suvencioncioneve të bujqësis dhe postit të vetë dhe të bijve të Mustafës. Ai dobësoi gjithnjë e më tepër parlamentin dhe gjykatat. U plaçkitë thesari i shtetit. Në vend të kësaj, Dulla gjithnjë nxirrte vendime si kryemnistër jo legjitim, shpesh të dyshimtë ligjërisht, duke përdorur pushtetin dhe “popullaritetin” e tij për të kapërcyer kështu karakterin negucius të politikës.
Ka 20 vite që kombi dardanë me shpresë dhe me besim të plotë, kërkoi që të ndërronte rrjedhën e historisë së vet duke u përshkruar në ndërtimin e një shoqërie moderne dhe sipas parimeve që ata besuan se do të ishin frytëdhënëse për ata brezat e ardhshëm. Mirpo, mbas dështimit të përplotë e të pakthyeshëm të ideologjisë se korrupsionit dhe përçajë e sundo, politikanët e korruptuar shqiptarë të Dardanisë kanë dështuar dhe me përpjekjen e tyre për të ndërtuar një shoqëri të shëndosh, që sipas mashtruesve të parisë së oligarkëve dhe mentarëve të tyre, do të ishte demokratike dhe kapitaliste. Dështimi i këtij projekti eksperimintal ishte i garantuar nga mashtruesit oligarkë.
Ka vetëm një rrugë në kohën tonë e cila garanton lirin, nderin e sigurisnë. Kjo është rruga e ndërtimit të shtet-kombit të mbështetur e të ngritur mbi një shoqëri të shëndoshë, me një komb me moral, vlera dhe identitet të fortë, dhe me një shtet që mbron interesat kombëtare, krijon punë e garanton të ardhmen e kombit. Vetëm këtë rrugë nuk e kemi ndjekur ne shqiptarët e Dardanisë. M’u kujtua një shprehje e Faik Konicës:
“O Zot, më jep fuqi të mbaj gojën mbyllur kur nuk kam asgjë për të thënë”.
Unë nuk munda të qëndroj pa folur dhe të hesht. Jam plotësisht i vetëdijshëm se është shkruar e folur mjaft për persnalitetët e pushtetarëve. CICERONI (oratori dhe shkrimtari i madh Ilir i shekullit të parë) në vepren e tij Arti i të pleqëruarit, shprehet: “Thuhet se pleqëria e largon njeriun nga jeta aktive, se ajo i mpak forcat duke e bërë trurin të dobët, se i zhvesh qytetarët nga të nuhaturit për atdhe. A ju ka rastisur zotrinjë deputetë e juve qeveritarë në ikje ta lexoni këtë vepër? Besoj se JO! Lexoni se do ta kuptoni më mirë së ç’është atdheu.
Të gjithë deklarohemi se ne nuk deshirojmë të vdesim para se të pendohemi, ndërsa vdesim pa u penduar (largë çoftë tradhëtia ndaj atdheut). Populli ju zgjodhi po e vëren qartë si drita e diellit se nuk ka më “uzdajë” te ju. Kur do të vini në moshën tonë do ta shihni se keni gabuar, se nuk e hapët gojën e të flisni për atdheun, për Bashkim Kombëtar, për shqiptarët e Preshevës, Maqedonisë e Malit të zi dhe për problemin ÇAMË. Gjatë fushatave parazgjedhore ishitë shumë teatralë e rrahët gjoks se… Nëse nuk je i butë, tregohu i butë. Në cirkun (parlamentin) tonë në të dyja anët, në diskutimet tuaja, nuk ka asgjë dite edhe për varfërinë dhe papunësinë që janë në nivelet më të larta në Evropë. Ju nuk debatoni me shifra, fakte, llogaritje se në ç’gjendje janë katandisur këta pensionistë e këta ta papunë, e këta të shpërngulur.
Turpi i shkuar turpit! Ju. O qeveritarë e të tjerë që do të ikni në …, a e dini ç’i ndodhi një mbreti dukur? Morali i lartë luftarak dhe barku i mbushur e fitojnë luftën, jo ai (mbreti) që se hapi hambarin e ushtrisë së vet që ishte më e madhe më e armatosur, por se fitoi luftën kurrë. Edhe këta shumë luftarë sot sikur ta kishin barkun e mbushur s’do bënin vetëvrasje nga papunësia e varfëria E SKAJSHME, NUK DO TA BRAKTISNIN VENDIN, s’është më: Ku i duket balta më e ëmbël se mjalta? Shihni sa shumë po na bie në sy: “Shtëpia në shitje”…
Një shtetë lavdohet në rrugët e tij të mira, tjetri me ligjet e mira, i treti me politikanët e mirë. Një shtet i mirë i ka të tria. U realizofshin shpejt këto këto te ne! Mjaft më ky popull duroi dhe qëndroi. Ju e shikut këto me përçmim, u treguat mospërfillës ndaj këtij populli që rri e bënë “sehir”. Këta po vuajnë, janë në vështirësi dhe në siklet. Sikur zërin e tyre ta dëgjojë zemra.
Ky milet ka rënë në një trishtim të thellë dhe jemi shumë të zhgënjyer me këtë lloj njerëzish qeveritar e deputetë. Nuk u përdellyet fare për këtë popull. Gjatë këtyre 20 viteve hoqëm zitë e ullirit, humbëm të qeshurit dhe, kur kjo humbë, humbë dashuria për ATDHEUN. Duam një qeveri normale e të bardhë e të përkorë, me pastërti pa hajdutri, korrupsion e tradhti. Nuk deshirojmë të nëpërkëmbet kjo krijesë dhe dhurat e NATYRA. Të gjithë thonë: Koha po ecën. Jo, jo, koha s’ecen, ajo vazhdon të mbesë, por ecni ju dhe pasurohuni çdo dite e më shumë…