Poezia e Selman Vokshit

“SHPATË AS TOP NUK E PËRKULI”
…”Tokën dojshin me cuptue,
në kashore me grimcue,
Idriz Seferi n’kom o çue:
“Kush a Shqipëtar t’vi me mue!
serbi don me na farue,
troha-troha me na bë,
me na shkri e me na da,
me naj myt thmit në djep,
me na i vra trimat në plep,
na nrron’ gjuhë, na nrron’ zakone,
na i çon djemtë nëpër hapsone,
ma mirë të desim tu luftue,
sesa t’rrnojmë n’zingjirë ngujue”!…’.
Shkëputur nga: Poezia e Selman Vokshit
“SHPATË AS TOP NUK E PËRKULI
“Kush është gjenerali?
Të mahnitur nga qëndresa heroike që u bënë kryengritësit kosovarë ushtrive osmane në grykën e Kaçanikut më 1910, gazetarët e huaj po kërkonin me ngulm cili ishte ai gjeneral i famshëm që i drejtonte. Kur u gjetën përpara udhëheqësit trim Idriz Seferi
– Ti je gjenerali i kësaj qëndrese të pashembullt?
Idrizi, duke fërkuar mustaqet…… . Si unë, këtu janë të gjithë, sepse armën kundër armikut ua ka mësuar nëna që në djep. Të gjithë shqiptarët janë gjeneralë kur luftojnë për vendin e vet, por në vend të gradave në supe kemi armët e brezit.
“”””””””””””””””””””
SI ERA..
Flokët me puthje do ti numëroj,
e prej syve vesen do ta thithi,
pjeshkën buzë ëmbël do ta kafshoj,
faqe e gushë i etun do ti pij.
Krahrorit symyllur do të zbres,
do lodroi e bredh në bardhësi,
nishanat në gjinjë me buzë do ti tres,
do humbas, do humbasësh dhe ti.
Butë do të shtrij përmbi shtrat,
belit thellë mishin do ti ngjesh,
engjejt ti falësh për një të vetëm djall,
do të dhembë e dhembje s’do të ndjesh.
Si era pastroj, era do më marrë,
pabesisë dhe ty jetën ja dhurova,
ti më besove dhe unë faj nuk kam,
të thashë të dua,ashtu kujtova…
afrim@a.h.corbetta Itali